Mjeshter për përpunim druri (5), Ndihmës mjeshtër (5)
  • /
Skaduar
Woodtec Factory
Lipjan
Te tjera
Përshkrimi

Woodtec është kompani lidere e specializuar në prodhimin e shtëpive modulare dhe prefabrik dhe po kërkojmë të zgjerojmë ekipin tonë me Mjeshter për përpunim druri dhe Ndihmës mjeshtër të talentuar dhe të përkushtuar. Nëse jeni të motivuar dhe dëshironi të bëheni pjesë e një ekipi që nxit inovacionin dhe kreativitetin në fushën e ndërtimit, ne ju ftojmë të aplikoni në pozitat:

- Mjeshter për përpunim druri (5 vende të lira)
- Ndihmës mjeshtër (5 vende të lira)

Përgjegjësitë kryesore:

  • ⁠Përpunimi i materialeve drusore sipas projekteve dhe specifikimeve teknike.
  • ⁠Sigurimi që të gjitha punimet përputhen me standardet e lartë të cilësisë dhe sigurisë.
  • ⁠Bashkëpunimi ngushtë me anëtarët e tjerë të ekipit dhe departamentet për të siguruar efikasitet dhe koordinim të punës.
  • ⁠Mirëmbajtja e pajisjeve dhe makinave të përdorura gjatë punës, duke siguruar që ato janë në gjendje të mirë operative

Kushtet:

  • ⁠Përvojë paraprake në fushën e përpunimit të drurit ose përvojë e ngjashme.
  • ⁠Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.
  • ⁠Aftësi për të lexuar dhe interpretuar vizatime teknike dhe dokumentacion të projekteve.
  • ⁠Përvojë në përdorimin e makinave dhe mjeteve të ndryshme të përpunimit të drurit.
  • ⁠Qëndrueshmëri dhe përkushtim ndaj orareve të punës dhe respektimi i afateve të caktuara.
  • Të ketë patentë shoferi;
  • ⁠Kreativitet, aftësi analitike dhe vëmendje ndaj detajeve.

Të interesuarit/at të dërgojnë shprehje të interesimit në email: [email protected] apo të na telefononi në numrin: 048 250 529.

Aplikimi është i hapur deri me datën 7 korrik, 2024.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
7708
212
1613
6812