Thirrje për ofrimin e projekteve ideore për dizajnimin e qendrës multikulturore
Skaduar
Voice of Roma, Ashkali and Egyptians in Kosovo
Prishtinë
Te tjera
Përshkrimi
Thirrje për ofrimin e projekteve ideore për dizajnimin e qendrës multikulturore.

Prishtinë,2024

1. Hyrje

Komunitetet romë, ashkali dhe egjiptianë në Ballkanin Perëndimor vazhdojnë të konsiderohen si një nga pakicat më të prekshme në Evropë. Në Kosovë shumë romë, ashkali dhe egjiptianë nuk e kane statusin e barabart ne shoqëri si gjithe të tjerët, duke u përballur me arsim jo-adekuat,varfëri ekstreme, papunësi jashtëzakonisht të lartë,vështirësi per të siguruar kushte të mira për banim, përjashtim dhe diskriminim të shumëfishtë. Qendra Kulturore Rome Ashkali dhe Egjiptiane synon të edukojë shoqërinë në përgjithësi për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptianë në vendin tonë, nevojën për të festuar dhe ruajtur trashëgiminë, artin dhe traditat e pasura të komuniteteve duke nxitur kohezionin social, duke promovuar mirëkuptimin dhe duke luftuar diskriminimin.

Qendra Kulturore do të kontribuoj në ndërtimin e urave midis kulturave të ndryshme dhe promovimin e harmonisë sociale në shoqërinë e gjerë.

Krijimi i një qendre kulturore padyshim do të ketë një ndikim pozitiv dhe afatgjatë në strukturën sociale dhe ekonomike në Prishtinë dhe më gjërë. Ajo do të përfaqësoj trashëgiminë tonë të përbashkët, do të promovojë artin, kulturën dhe do të nxisë një ndjenjë uniteti dhe krenarie mes qytetareve. Për më tepër kjo qendër kulturore do të shërbejë jo vetëm si një institucion edukimi për gjeneratat e reja të cilët do të kenë mundësinë të zgjerojnë njohuritë e tyre rreth historisë dhe kulturës së komuniteteve rom,ashkali dhe egjiptian që jetojne në vendin tone, por do të shërbejë edhe si një atraksion turistik i cili është i domosdoshëm..

Thirrja ka për qëllim të ftojë të gjithë studentët e arkitekturës apo arkitektët e rinjë të prezentojnë projektet ideore para një paneli profesionistësh te cilin synojme ta ndertojme ne Komunen e Prishtinës.

2. Objektivat e thirrjes

Përshkruani objektivat kryesore të garës, duke përfshirë:

  • Inkurajimin e zhvillimit të zgjidhjeve/ projekteve inovativearkitektonike për një qendër multikulturore që perfaqeson diversitetin dhe nxit gjithepërfshirjen e grupeve të ndryshme etnike që jetojne në Kosovë.
  • Zhvillimin e vizionit për një objekt funksional, dhe me një arkitekture moderne që plotëson nevojat e te gjithë qytetarëve.
  • Stimulimi i dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet studentëve të arkitekturës, pedagogëve, profesionistëve dhe palëve të interesuara mbi rëndësinë e hapësirave multikulturore.

3. Fusha e Punes

Përshkruani qëllimin e punës duke përfshirë:

  • Hartimin e një Projekti Ideor të objektit me destinim për qendrënmultikulturore e cila duhet të përmbajë hapësira që janë funksionale , që ofrojnë komoditet , mundësi për zhvillimin e aktiviteteve , ngjarjeve multikulturore , por duke respektuar prezantimin e kontekstit kulturor, social dhe mjedisor.
  • Përgaditja e Planit Ideor arkitektonik;
  • Maketa e Projektit Ideor;
  • Pershkrimin Teknik përveq pjesës teknike të projektimit duhet të përshkruaj (500- 1000 fjalë) edhe vizionin dhe ndikimin e Qendrës Multikulturore tek qytetarët .
  • Pjesa tekstuale e projektit ideor duhet te përmbaj përshkrimin përmbledhës të projektit posaçërisht materialet e propozuara, instalimet dhe pajisjet teknologjike, që i shërbejnë ndërtimit që nëpërmjet masave teknike të mbrojë mjedisin.

4. Kërkesat

Specifikoni kërkesat dhe produktet që priten të dorezohen duke përfshirë:

  • Dosjen e dizajnit ideor arkitektural;
  • Plani i situacionit, në përpjesë 1:200;
  • Planimetritë e suterenit/përdhesës, në përpjesë 1:100;
  • Prerjet, në përpjesë 1:100;
  • Dukjet, në përpjesë 1:100
  • 3D-ne e objektit, përveq eksterierit duhet të përfshijë edhe pjesë te enterierit.

5. Kriteret e Vleresimit

Kriteret e vlerësimit do te përfshijnë:

  • Kreativiteti dhe ideja Inovative e zhvilluar nëpermjet dizajnit arkitektonik.
  • Funksionalitetin: për zhvillimin e aktiviteteve dhe programeve të ndryshme multikulturore që do të zhvillohen.
  • Integrimin e elementeve kulturore, veçorive të aksesueshmërisë dhe kohezionit social.
  • Qëndrueshmëria dhe ndikimi në mjedis,zbatimi i elementeve për efiçencë të energjisë dhe të jetë miqësor me ambijentin përreth.
  • Prezantimi dhe arsyetimi nga projektuesi për ndikimin direkt dhe indirekt të Qendrës Multikulturore në shoqërin multietnike që jeton në Kosovë si dhe prezantimi Teknik duke përfshirë të gjitha hollësit e Projektit Ideor.

6. Afati i dorezimit

Thirrja do të jetë e hapur nga data 08 Qershor dhe afati për të dorëzuar projektet ideore në mënyrë anonime (me shifra) është data 1 korrik, 2024.

Format dhe specifikacioni i dorëzimit të projekteve: A1 dhe Maketa për prezantim.

Projektet do të ekspozohen me datë 5 Korrik, gjatë eventit të Festivalit Multikulturor në mënyrë anonime, ku edhe do të përzgjidhet projekti ideor më i mirë.

7. Komiteti Përzgjedhës

Komiteti përzgjedhes do të përbëhet nga 3 anëtarë të cilët do të jenë:

Profesionistë të arkitekturës, profesorë dhe ekspertë të dizajneve multiikulturore, planifikimeve urbane, qëndrueshmërise dhe fushave të ngjajshme.

Projektet do të jenë të ekspozuara edhe për përfaqësues të shoqërise civile, institucioneve publike, qytetarëve të Kosoves dhe të tjerë.

8. Shpërblimi i projektit më të mire.

Projekti Ideor i cili do të përzgjidhet sim ë i miri (çmimi i pare) do të shpërblehetme vlerën monetare prej 1000 euro si dhe mundësinë për të realizuar projektin ideor në Komunën e Prishtinës.

Per informata shtesë mund të na kontaktoni përmes emailit ; [email protected] si dhe për informata shtesë rreth Organizatës mund të vizitoni web faqen: www.vorae.org ose në faqen e facebook https://www.facebook.com/voraengo

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
7708
212
1613
6810