Inxhinier/e i/e Elektrikës
  • 049 909 110
Skaduar
Shield Recruitment & HR SH.P.K
Ndërkombtare
Inxhinieri
Përshkrimi

Shield Recruitment & HR kërkon Inxhinier/e i/e Elektrikës (1 vend pune) për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit.

Vendi i punësLome, Togo.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Bën analizë të plotë për fazën e Instalimeve të Energjisë Elektrike, për nevojat e kompanisë - projekteve;
  • Angazhohet në dizajnim dhe projektim të Instalimeve të Energjisë Elektrike, të planifikuara nga kompania;
  • Jep rekomandime profesionale lidhur me projektet e punuara nga kompanitë projektuese për nevojat e kompanisë;
  • Organizon/mbështet dhe jep instruksione për kontraktorët e kompanisë dhe bën mbikëqyrjen e realizimit të punëve nga ana e tyre konform planifikimit dhe organizimit të punëve dhe caktimit të prioriteteve;
  • Informon udhëheqësit për mbarëvajtjen e punëve, në pajtueshmëri me nevojat dhe kërkesat në vend-punim;
  • Bën mbajtjen e saktë dhe të rregullt të shënimeve dhe raporteve mbi punët e kryera dhe ato të planifikuara dhe raportimin e rregullt të punëve tek udhëheqësit e kompanisë;
  • Pranimin e detyrave nga udhëheqësi apo i autorizuari i tij dhe implementimin e tyre në vend-punim;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
  • Detyrat dhe përgjegjësitë e lartë shënuara janë indikative.

Kualifikimet:

  • Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike – Drejtimi Elektronikë;
  • Së paku 3 vite përvojë punë fushën e elektrikës;
  • Njohuri të thella profesionale, si dhe aftësi të shkëlqyeshme hulumtuese, analitike dhe organizative;
  • Njohuri pune të programeve standarde të Office-it (MS Office, CAD, Amtech, ose programeve/paisjeve të ngjashme elektrike të llogaritjeve);
  • Njohja e Gjuhës Angleze dhe Frënge;
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe të punes në ekip;
  • Vetë-motivim dhe gatishmëri për të marrë përgjegjesi;
  • Aftësi të mira organizative;
  • Kualifikimet e lartë shënuar janë indikative.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 14 Qershor 2024 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
8439
231
1692
7071