TERM I REFERENCËS PËR KUOTIM PËR FOTOGRAF PORTRERESH PËR EKSPOZITËN E FESTIVALIT MULTIKULTUROR
Skaduar
Voice of Roma, Ashkali and Egyptians in Kosovo
Prishtinë
Te tjera
Përshkrimi

TERM I REFERENCËS PËR KUOTIM PËR FOTOGRAF PORTRERESH PËR EKSPOZITËN E FESTIVALIT MULTIKULTUROR

Term i referencës për kuotim për fotograf portreresh për ekspozitën e festivalit multikulturor Prishtinë

INFORMACION I PËRGJITHSHËM

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali, and Egyptians), me selinë e saj aktuale në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë kosovare përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj.

1. KONTESTI I NDËRHYRJES

Që nga shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës më 17 shkurt 2008, institucionet e Republikës së Kosovës, përveç shumë iniciativave dhe aktiviteteve të ndryshme, kanë hartuar dy strategji: e para përfshin periudhën 2009 - 2015 dhe e dyta 2017 - 2021 për integrimin dhe përfshirjen e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në shoqërinë kosovare. E fundit, e cila është në implementim e sipër 2022 – 2026, përfshinë pesë fusha të veprimit të cilat adresohen në Strategji: arsimi, punësimi dhe mirëqenia sociale, shëndetësia, banimi dhe diskriminimi. Kushtetuta e Republikës së Kosovës parasheh sigurimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve dhe përmbushjen e standardeve më të larta të respektimit të të drejtave të njeriut, gjë e cila përcaktohet edhe në konventat ndërkombëtare. Me këtë, shteti i Kosovës merr për obligim të promovojë dhe të sigurojë realizimin efektiv të të drejtave të komuniteteve, me qëllim të përfshirjes së tyre të plotë në të gjitha aspektet e jetës shoqërore në Kosovë.

1.1 QËLLIMI SPECIFIK

Duke i pasur të njohura problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen qytetarët e komuniteteve në Kosovë, si dhe duke i vërejtur mundësitë të cilat nuk po ju ofrohen nga institucionet përkatëse, organizata “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” shtrin fushëveprimin e saj në programe të ndryshme të cilat prekin objektivat kyçe për integrimin dhe barazinë e komuniteteve me të gjithë qytetarët e tjerë. Duke u nisur nga këto mangësi kyçe, ose më mirë të themi elementare, të cilat duhet t'u ofrohen të gjithë qytetarëve në mënyrë të barabartë, organizata Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve operon me Programin e Edukimit, Punësimit, Banimit, Fuqizimin e Gruas, Antigjipsizmin, si dhe ndikimin në politikat e vendit, me shpresën se do të arrijë të integrojë dhe ofrojë kushte më të mira për komunitetet.
Ne po kërkojmë të bashkëpunojmë me një fotograf/e që do të sjellë portrete të pjesëtarëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian të cilët me punën e tyre kanë ndikuar në jetën kulturore dhe artistike të vendit duke promovuar vlerat, historikun dhe kulturën e komuniteteve.

Kërkesat teknike:

Ofruesi i shërbimit pritet të ketë kërkesat teknike të mëposhtme:

  • Aparat profesional me cilësi të lartë
  • Të jetë i/e gatshëm/gatshme të editojë fotografitë në mënyrë profesionale
  • Të ofrojë pajisje mbështetëse që fotografitë të jenë sa më profesionale

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Të marrë pjesë në takimet paraprake me organizatorët për të kuptuar kërkesat dhe pritshmëritë
  • Të sigurojë pajisje fotografike profesionale dhe të përshtatshme për fotografi portretesh
  • Të përpunojë dhe redaktojë fotografitë për të arritur cilësinë maksimale dhe për të siguruar që imazhet janë të gatshme për ekspozitë
  • Të dorëzojë fotografitë brenda afateve të përcaktuara
  • Të respektojë të drejtat e autorit dhe të dorëzojë të gjitha të drejtat e përdorimit të fotografive tek organizatorët e festivalit

Kualifikimet dhe përvoja e kërkuar:

  • Përvojë e dokumentuar në fotografi profesionale, me fokus në portrete
  • Portofol që demonstron cilësi të lartë dhe kreativitet në fotografi portretesh
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërveprimi me subjektet e fotografisë
  • Përvojë pune në ngjarje kulturore dhe shumëkulturore është e preferuar
  • Fleksibilitet dhe aftësi për të punuar në një ambient dinamik dhe të larmishëm

KUSHTET PËR APLIKIM

  • CV që përfshin përvojën relevante dhe referencat
  • Një portofol të punëve të mëparshme që demonstrojnë aftësitë në fotografi portretesh
  • Një propozim financiar për shërbimet e ofruara

DOKUMENTACIONI I KËRKUAR/KUSHTET PËR APLIKIM

Oferta duhet të dërgohet në mënyrë elektronike në adresën e emailit [email protected] . Ju lutemi shkruani “Termi i Referencës për fotograf/e”. Afati i fundit për aplikim është deri më datë: 15 Qershor 2024. Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lart nuk do të merret parasysh. Vetëm ofertuesit e përzgjedhur do të kontaktohen.

PLANI DHE BUXHETI

Ofertuesi është i lirë të propozojë numrin e ditëve që i nevojiten për angazhim brenda periudhës qershor 2024. OJQ-ja jonë do të vlerësojë ofertat më të përshtatshme financiare të cilat janë në përputhje me çmimet e tregut në Kosovë dhe i përgjigjen kërkesave të lartë përmendura.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
7708
212
1613
6812