KËSHILLTARË I SHITJES në fushën e Sigurimit të Jetës
  • -
Skaduar
Illyria Life
Prishtinë
Shitje Sigurime
Përshkrimi

Kompania e Sigurimit të Jetës “ILLYRIALife” për shkak të rritjes së vazhdueshme, është në kërkim të punonjësve të rinj në pozitën:

KËSHILLTARË I SHITJES në fushën e Sigurimit të Jetës

Nëse jeni jeni një person energjik që nxitet nga sfidat, me aftësi komunikimi të shkëlqyera dhe aftësinë për të ndërtuar marrëdhëniet të qëndrueshme si dhe dëshironi të bëheni pjesë e një ekipi energjik, mbështetës dhe të përkushtuar që janë të angazhuar për të ndihmuar klientët duke ofruar shërbime të shkëlqyeshëm ndaj tyre dhe duke kultivuar marrëdhëniet afatëgjate si dhe shitje të vazhdueshme, atëherë ne ju ftojmë për bashkëpunim afaristë.

Çka ju ofrojmë bashkëpunëtorëve të rinj:

  • Mundësi për zhvillimin dhe ndërtimin e karrierës
  • Edukim dhe trajnimetë rregullt
  • Paga bazë 442.56EUR, te ciles i bashkanjgiten komisione konkurruese dhe bonuse te performancës
  • Fitimi i përvojës në shitje dhe punës me klient si dhe aftësisë komunikuese
  • Mbështesim zhvillimin tuaj profesional dhe ofrojmë mundësi për avancim brenda kompanisë
  • Mbështetjen, ndihmën dhe materialin për përfitimin e licencës nga BQK për ofrimin e sigurimeve
  • Motivimin në formë bonuseve, shpërblimeve, udhëtimeve dhe trajnimeve brenda dhe jashte vendit

Detyrat Kyçe:

  • Gjeneroni dhe identifikoni klientët potencial përmes kanaleve të ndryshme
  • Keshilloni klientët në zgjedhjet e sigurimeve të jetës dhe përshtatni zgjidhjet në nevojat e tyre të veçanta
  • Ofroni shërbim të jashtëzakonshëm ndaj klientëve dhe krijoni marrëdhëniet të qëndrushme me ta
  • Mbani veten të informua rrreth tendencave dhe produkteve të industrisë për të shërbyermë mirë klientët tuaj.

Kushtet që duhet plotësuar për pozitën e shpallur:

  • Preferohet niveli i lartë i edukimit
  • I/E orientuar drejtëshitjes
  • Ambicioz/e, Kreativ/e, Punëtor/e
  • I/E besueshëm/, Vetë-iniciativë/e
  • Përvojë e mëparshme në shitje është një avantazh.

Besojmë se CV – ja juaj do të na bindë se ju jeni personii duhur për këtë pozitë. Bashkohuni me ne dhe bëhuni pjesë e një tradite shumëvjeçare, sillni motivimin dhe energjinë tuaj në “ILLYRIA Life”.

Të interesuarit, luten të dërgojnë CV–it e tyre në adresën: [email protected]

Konkursi do të jetë i hapur deri me 30.06.2024

Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen brenda një periudhe të shkurtër.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
8649
275
1708
7145