FTESË PËR OFERTË: AUDITIMI I PASYQRAVE FINANCIARE PËR VITIN 2024
  • /
Skaduar
Institucioni Financiar Jobankar Capital Sh.P.K
Prishtinë
Financa
Përshkrimi

FTESË PËR OFERTË

NË AUDITIMIN E PASYQRAVE FINANCIARE PËR VITIN 2024

NË IFJB “CAPITAL” SH.P.K

Institucioni Financiar Jobankar Capital Sh.P.K, i licencuar nga Banka Qendrore e Kosoves për ushtrimin e veprimtarisë financiare si:

  • Transferimi dhe pranimi i parave ose të shërbimeve të pagesave, për pagesat që kryhen brenda vendit dhe transferimi dhe pranimi i parave ose të shërbimeve të pagesave, për pagesat që kryhen jashtë vendit,
  • Këmbimi Valutor dhe
  • Emetimi i parasë elektronike

Në pajtim me detyrimet e përcaktuara me Ligjin për Bankat, Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare, fton auditorët e licencuar të paraqesin oferta për auditimin e pasqyrave financiare të IFJB Capital për vitin 2024.

Auditimi kërkohet të bëhet sipas Ligjit për Bankat, Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare, Rregullores të BQK-së për Auditimin e jashtëm për IFJB dhe SNRF dhe do të përfshijë:

  • Pasqyrat financiare që nënkupton pasqyrën e pozicionit financiar,
  • Pasqyra e të ardhurave gjithëpërfshirëse,
  • Pasqyra e ndryshimeve në ekuitet,
  • Pasqyra e rrjedhjes së parasë, shënimet shpjeguese të pasqyrave financiare dhe
  • Të gjitha kërkesat lidhur me ligjet dhe rregulloret e lartëcekura.

Ofertuesit duhet të dorëzojnë dokumentacionin si në vijim:

  • Dokumentet e regjistrimit të biznesit respektivisht kompanisë audituese në ARBK,
  • Licenca për kryerjen e veprimtarisë së auditimit në Republikën e Kosovës,
  • Kompania audituese ligjore duhet të jetë në listën e KKRF-së,
  • Letrën e propozimit/angazhimit,
  • Listën dhe CV-të e auditorëve/stafit që do të bëjnë auditimin e jashtëm në IFJB Capital,
  • Vendimin për menaxherin e projektit (menaxheri duhet të jetë së paku kontabilist i çertifikuar dhe të ketë së paku tre vite përvojë pune si kontabilist i çertifikuar),
  • Dëshmi për eksperiencën e auditimit në Banka dhe Institucione të tjera Financiare së paku tre vjeçare apo stafi i cili kryen auditimin të ketë një eksperiencë të tillë.
  • Vendimin e KKRF-se per vazhdimin e licences.
  • Referencat e deritanishme, dëshmi për zhvillim të aktiviteteve si Auditor i Jashtëm në Banka dhe Institucione Financiare .
  • Afati i fundit për përfundimin e aktiviteteve të auditimit: 31.03.2025,
  • Afati i fundit për pranimin e raportit final: 10.04.2025.

Letra e propozimit duhet të përmbajë:

  • Listën e dokumenteve të dorëzuara në zyrën Qendrore,
  • Programin e Auditimit,
  • Afatin kohor të propozuar,
  • Kërkesa fillestare,
  • Tarifa,
  • Oferta duhet të dorëzohet në valutën euro, përfshirë TVSH-në.

Palët e interesuara për informata mund të drejtohen në Zyrën Qendrore fizikisht ose përmes e-mailit në adresën zyrtare [email protected] deri me datën 19/06/2024 (dy ditë para mbylljes së afatit konkurues).

Oferta duhet të sjellet ekskluzivisht në Zyrën Qendrore, Kati i II-të në pliko të mbyllur, të shënuar si: “OFERTË PËR AUDITIM TË JASHTËM”, në adresën Rruga:”Perandori Dioklecian”, Nr.72 në Prishtinë, 10000, (Te Qafa).

Informatë shtesë për dorëzim të aplikacionit ofertues:

Dokumentacioni i ofertës duhet të jetë i ndarë si vjon:

  1. Në plikon e parë do të përfshihet dokumentacioni i specifikuar në kërkesë për ofertë;
  2. Pliko e dytë të përmbajë vetëm ofertën financiare;
  3. Të dy plikot do të dorëzohen në një pliko të vetme të mbyllur.

Dorëzimi i plikos do të pranohet vetëm me datë 21/06/2024 nga ora 09:00 AM deri në ora 13:00 PM.

Në prani të Komisionit për hapjen e ofertave do të hapet oferta e pergjitheshme (Pliko 1), ndërsa oferta financiare (Pliko 2) do të hapet më vonë vetëm nga Komisioni për vlërsim të ofertave.

Hapja e dosjeve të përgjithëshme të ofertuesve do të jetë publike dhe do të bëhet ditën e njejtë nga Komisioni për hapjen e ofertave në momentin e dorëzimit të ofertës.

Pas pranimit të dokumentacionit dhe verifikimit se ka mungesa ne dokumentacion, nuk do të pranohet plotësimi me dokumente të munguara dhe automatikisht do të eliminohet nga faza e përzgjedhjes për shqyrtim të ofertës.

Ofertat që kalojnë në fazën e shqyrtimit për përzgjedhje do të shqyrtohen dhe do të vlërsohen në të njejtën ditë nga Komisioni për vlerësimin e ofertave me ç’rast do të përzgjedhet oferta më e përshtatshme.

Fituesi i tenderit do të njoftohet ditën e nesërme për përzgjedhje dhe hapat e mëtutjeshem, poashtu edhe ofertuesit të cilët nuk janë përzgjedhur do të njoftohen me kohë për një gjë të tillë.

Ofertat e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, aplikacionet e mangëta refuzohen.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
8649
275
1708
7145