Konkurs i skaduar

Përkthyes/e e Gjuhës Gjermane

Instabuilt
  • 30.03.2022
  • Prishtinë
  • Administrate

Kompania INSTABUILT me lokacion në Milloshevë, që merret me ndërtimin e shtëpive modulare (para fabrikuara), është mundësia ideale për kandidatët që duan të mësojnë, zhvillojnë dhe zbatojnë njohuritë e tyre në një profesion me një të ardhme premtuese. Prandaj, të gjithë profesionistët që janë në kërkim të një karriere dinamike dhe janë ambiciozë të rriten në këtë drejtim ftohen që të aplikojnë për:

PËRKTHYES/E E GJUHËS GJERMANE

Detyrat dhe përgjegjësit:

  • Performimi i përkthimeve gjatë takimeve nga Gjermanisht-Shqip dhe anasjelltas;
  • Përkthimi i materialeve te shkruara, redaktimi dhe /ose korrigjimi;
  • Komunikimi në Gjuhën Gjermane me kompetencë dhe profesionalizëm të lartë;
  • Redaktimi i versioneve të përkthyera;
  • Vëmendje e madhe ndaj detajeve dhe aftësi për të ndjekur udhëzimet;
  • Kuriozitet për të mësuar rreth produkteve dhe procedurave të reja;
  • Njohja me produktet, fushëveprimtarinë dhe veçoritë e InstaBuilt.

Kualifikimet e nevojshme:

  • Kualifikim Universitar;
  • Minimumi 3 vjet përvojë në fushën e përkthimeve nga Gjermanisht-Shqip dhe anasjelltas;
  • Njohuri të gjuhës gjermane në nivelin C1-C2 në të folur dhe të shkruar;
  • Njohja e çështjeve si (historike, politike, sociale) nga vendet gjermanfolese;
  • Motivim i fortë, nivel i lartë përkushtimi me qëndrim proaktiv dhe pozitiv;
  • I/e aftë për të punuar në mënyrë efektive në një ekip multikulturor me mbikëqyrje minimale;
  • Aftësi për të kryer shumë detyra dhe për të vetë-menaxhuar punën:
  • Njohja e gjuhës angleze është përparësi.

Të gjithë të interesuarit mund aplikojnë duke dërguar CV-në në e-mail adresën: [email protected]  dhe në subjekt duhet të ceket edhe pozita për të cilën aplikoni.

Data e fundit për aplikim është 30.04.2022. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Tagged as: gjermane, gjermanisht, Gjuhe, Instabuilt, Perkthyes, Perkthyese

#administrate #prishtinë
13937
268
2160
8453