Shofer me kategori B, C1, C
Skaduar
Koral Corporation
Fushë Kosovë
Shofer
Përshkrimi

Koral Corporation shpk. Fushë Kosovë, rruga Nëna Tereze. Nr. i biznesit 810492629, është kompani që merrët me prodhimin dhe shitjen e produkteve të mishit, pemëvë dhe perimeve. Vepron në bazë të parimeve të qeverisjes korporative dhe është punëdhënës i besueshëm dhe atraktiv, qëllimi i së cilës është shtimi i prezencës së saj në treg.

Në harmoni me politikat e veta, Kompania Koral Corporation sh.p.k shpall

Konkurs publik

Pozita: Shofer me kategori B, C1, C

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Bartësi i vendit të punës do të bëjë shpërndarjen e mallit të shitur te blerësit sipas porosive ditore nga njëra pikë në tjetrën.
  • Bartësi i vendit të punës do të bëjë kthimin e mallit të shitur te blerësit i cili është dëmtuar për arsye të caktuara sipas porosive ditore të fletkthimit të lëshuara nga agjenti i shitjes.
  • Të ketë përvojë për ngasjen e furgoneve të kategorisë B, posedimi i kategorise C, CE do të jetë përparësi.
  • Së paku 2 vjet përvojë të mirëfilltë pune në shpërndarjen e mallrave.
  • Njohja e piakve të liferimit është përparësi.
  • Me saktësi duhet të kryej punët me dokumentacionin përcjellës që lidhen me mallin e shitur.
  • Raporton te udhëheqësi për ndonjë incident të shkaktuar në rrugë.
  • Respekton rregullat e trafikut.
  • Bën inspektimin ditor të automjetit dhe pajisjeve shoqëruese para dhe pas punës dhe regjistron defektet në të cilat has.
  • Raporton për problemet mekanike te zyrtari përkatës.
  • Bën planifikimin e shtegut (rutës) së udhëtimit dhe kujdeset për sjellje të duhura në trafik, ndaj kolegëve të punës dhe klientëve të ndërmarrjes.
  • Gatishmëri për punë me orar fleksibel.
  • Të ketë së paku shkollim të mesëm.

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në e-mail adresën: faton.bujupi@koralcorporation.com ; apo të dorëzojnë CV-n me të gjitha informatat lidhur me përvojën te roja në hyrje të objekteve të ndërmarrjes.

Vendi i punës: selia e kompanisë – Fushë Kosovë.

Konkursi është i hapur deri më 10.07.2024, në orën 17.

Vetëm kandidatët nga lista e ngushtë do të kontaktohen!

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
8649
275
1708
7145