KONKURS – ASISTENT/E TEKNIK/E NGA KOMUNITETI
ROM, ASHKALI DHE EGJIPTIAN
Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) është organizatë joqeveritare që angazhohet për krijimin e një mjedisi më të zhvilluar socio-ekonomik në zonat rurale duke mbështetur aktivitetet bujqësore, ri-integrimin e njerëzve të kthyer, zbutjen e varfërisë, zvogëlimin e importit, promovimin e praktikave të mira bujqësore, zvogëlimin e papunësisë duke përfshirë të gjitha grupet shoqërore pa dallim feje, etniteti apo gjinie
IADK është duke zbatuar projektin “Fuqizimi i komuniteteve Rurale përmes zhvillimit të Bujqësisë” i financuar nga donatori DRC.
Projekti synon të fuqizojë popullsinë rurale, veçanërisht pakicat (Rom, Ashkali dhe Egjiptian), grupet e cenueshme dhe anëtarët e komunitetit pritës, duke nxitur mundësitë e punësimit dhe gjenerimit të të ardhurave brenda komuniteteve të tyre. Për më tepër, projekti synon të angazhojë aktorë të ndryshëm të tregut, përfshirë bizneset bujqësore, për të ndikuar pozitivisht në sistem.
Titulli i vendit të punës: Asistent/e Teknik/e
Vendi i punës: Sfaraçak i Ulët nr. 11, 42 000 Vushtrri
Kohëzgjatja: 12 Muaj
Orari i punës: I plote
Data tentative e fillimit të punës: Gusht, 2024
Përshkrimi i punës:
Asistenti/ja teknik/e do të punësohet në projekt nga grupi i minoritetit (Rom, Ashkali, Egjiptian) dhe do të jetë përgjegjës për të marrë rol të ndryshëm brenda projektit, si dhe për të marrë detyra të ndryshme brenda organizatës në koordinim me Menaxherin e Projektit dhe me Drejtorin Ekzekutiv të IADK-së.
Detyrat dhe përgjegjësitë
Kualifikimet dhe kompetencat kryesore:
Çfarë ofron IADK për punonjësit e saj? Përfitimet përfshijnë një pagë konkurruese për zbatimin e projektit dhe mundësinë për avancim profesional.
Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar:
Kandidati/ja e përzgjedhur duhet të sjelle:
Dokumentet e lartpërmendura duhet të sjellen direkt në zyrat e IADK-së Sfaraçak i Ulët nr.11 Vushtrri, ose përmes e-mailit [email protected], më së largu deri më 19.07.2024.
Personi kontaktues: Adisa Osmani - Zyrtare për Prokurim & Administratë, tel. +383 49 777 059
IADK inkurajon personat nga komuniteti Rom, Ashkali, Egjiptian të aplikojnë!
Shënim: aplikacionet e pa kompletuara nuk konsiderohen për listën e ngushtë!
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë mund do të ftohen për intervistë.