Konkurs i skaduar

Menaxher/e Dyqani

A&M Mega Store
  • 24.04.2022
  • Therandë
  • Menaxhment

A&M MEGA STORE  hap konkurs pune pёr individёt e intersuar 

Pozitat:                         Menaxhere Dyqani

Vendi i punës :            Podujevë – Qendra Tregtare “Park Plazza”

Orari i punë:                 I plotë

Afati për aplikim:       Deri më  24 / 04 / 2022

Menaxher/e Dyqani (MF)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kordinon, menaxhon dhe monitoron në baza ditore punën e departamentëve/sektorëve të ndryshme në piken perkatese të shitjes;
  • Formulon dhe implementon rregullat e funksionimit të departamentëve/sektorëve me qellim të rritjes së efikasitetit dhe arritjes së objektivave;
  • Planifikon angazhimin maksimal të burimeve njerëzore të kompanisë nëpermjet rekrutimit,vendosjes së tyre në vendet adekuate, vlerëson përformancen e stafit, gjithashtu planifikon orarët e punëtorëve;
  • Planifikon, mbështet dhe drejton aktivitete të ndryshme me qellim të rritjes së shitjes;
  • Planifikon, propozon, organizon strategji marketing për produktet e kompanisë përfshirë kampanjat dhe shitjet promocionale;
  • Menaxhon stokun e kompanisë duke u kujdesur që nëpermjet regjistrimit dhe kontrollit periodik të verifikojë gjendjen fizike dhe gjendjen në sistem;
  • Implementon dhe menaxhon plane të ndryshme operative në interes të kompanisë.

Kriteret dhe aftësitë e nevojshme pёr pozitёn Menaxhere:

  • Diplomë Universitare – Drejtimet e preferuara: Ekonomik dhe Administrim Biznesi;
  • Përvojë pune paraprake së paku 2 vite në menaxhim dhe udhëheqje;
  • Shkathtësi në menaxhimin e kohës, caktimin e prioritetëve ditore-javore;
  • Aftësi ndërpersonale për të menaxhuar stafin dhe për të punuar si pjesë e një ekipi në zgjidhjen e problemeve;
  • Aftësi të shkelqyera në transmetim dhe delegim të detyrave;
  • Shkathtësi komunikuese, negociuese dhe paraqitje profesionale;
  • Njohuri të avancuara te programeve kompjuterike;
  • Fleksibil dhe ie shpejt në kryerje të detyrave dhe përmbushjes së planit;
  • Ie afte të punoj, të veprojë dhe të gjykojë drejt në situata më presion të shtuar;
  • Të jetë person i përpikët, serioz, pozitiv dhe energjik.

MËNYRA E APLIKIMIT:

Të interesuarit qe duan te bashkohen me kompaninë tonë mund të aplikojnë duke dërguar CV, referenca, dëshmi mbi kualifikimin dhe trajnimet, etj. në email: [email protected] 

Ju lutem të shënohet në subjekt Pozita dhe Qyteti.

Tagged as: a&m mega store, administrate, Biznes, Departament, Dyqan, menaxher, Park Plazza, podujeve, Qendra Tregtare

#menaxhment #therandë
13937
268
2160
8454