FTESË PER OFERTË- Shëbime Dizajni
  • -
Skaduar
SOS Fshatrat e Fëmijëve
Prishtinë
Te tjera
Përshkrimi

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë jo qeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.

SOS Fshatrat e Fëmijëve duke përfshirë të gjithë projektet në kuadër të organizatës, fton kompanitë e specializuara dhe të interesuara për të ofertuar për:

Shërbime Dizajni

  • Dizajnimin e materialeve promovuese

Të interesuarit mund të marin listën e specifikimit të shërbimeve cdo ditë pune në email adresën: [email protected] deri me datën: 05.08.2024

Dokumentet e nevojshme:

  • Certifikata e regjistrimit të biznesit/ NUI,
  • Cmimet duhen të kuotohen në EURO pa TVSH
  • Portfolio e kompanisë që dëshmon përvojën në dizajn;
  • Së paku tre (3) CV të stafit/ dizajnerëve që do të angazhohen (Stafi i propozuar duhet të ketë minimum 3 vjet përvojë në fushën e dizajnit)
  • Së paku tri referenca nga klientët;
Kriteret për përzgjedhjen e ofertës:
Ofertat do të vlerësohen bazuar në kriteret e mëposhtme të vlerësimit:
Kriteret e Vlerësimit – Gjithsejtë 100 pikë
 
  • Portfolio e prezentuar nga kompania do të vlerësohet për kualitetin e punës që kompania ka ofruar në të kaluarën dhe referencat për punë të ngjashme (25 pikë);
 
  • Përvoja dhe kualifikimet e ekipit të propozuar nga kompania për të kryershërbimin e kërkuar. Kjo pjesë e vlerësimit do të bëhët bazuar në CV e individëve që do ta përbëjne ekipin. (25 pikë);
 
  • Oferta financiare (50 pikë)

Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë 30 ditë nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë

Ofertën mund ta dërgoni të bashkëngjitur në email adresën: [email protected] deri me date: 06.08.2024

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
8145
204
1658
6949