Konkurs i skaduar

HR and Finance Intern

Eppc Kosovo
  • 18.04.2022
  • Prishtinë
  • Burime - Njerëzore

EPPC Kosovo, në kuadër të zgjerimit të aktiviteteve të saj, kërkon një HR and Finance Intern.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Përditëson bazën e të dhënave me informacionet e klientëve dhe kandidatëve;
  • Asiston në shqyrtimin e kandidatëve dhe merret me organizimin e intervistave;
  • Shpall dhe përditëson njoftimet e punës në portalet e punës dhe rrjete sociale; 
  • Përgatit raporte lidhur me procesin e rekrutimit, sipas nevojës; 
  • Përgatit, verifikon dhe regjistron faturat mujore në librat e kontabilitetit;
  • Asiston në përgatitjen e deklarimeve dhe raporteve financiare;
  • Merret me punët e përditshme administrative (përgatitja dhe printimi i materialeve, porositja dhe pranimi i materialeve, furnizimi i zyrës etj.).

 

Kërkesat për këtë pozicion janë:

  • Diplomë Universitare (ose viti i fundit i studimeve) në fushën e Menaxhmentit, Financave ose të ngjashme;
  • Përvoja e mëhershme e punës paraqet përparësi; 
  • Të zotërojë në mënyrë të shkëlqyer gjuhën angleze;
  • Njohuri të avancuara të pakos së MS Office;
  • Aftësi të mira ndërpersonale, si dhe aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe prezantuese;
  • Të jetë pozitiv/e, i/e shkathët dhe me motiv të lartë për punë.

 

Të dhënat:

Pozicioni:                           HR and Finance Intern;

Lokacioni:                          Prishtinë;

Pagesë:                               Po.

Kontrata:                            Sipas Ligjit të Punës;

Aplikimet mbyllen:        19.04.2022.

 

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur në subject pozicionin ‘HR and Finance Intern’ në adresën e e-mail-it: [email protected]l

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen. Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.     

Apliko për këtë pozitë
#burime njerëzore #prishtinë
13937
268
2160
8454