Zyrtar/e për Financa
Skaduar
"Oriental Mushrooms" L.L.C
Lipjan
Financa
Përshkrimi

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË LIRË TË PUNËS

Kompania Oriental Mushrooms L.L.C për nevojat e saja për industrinë e prodhimit të ushqimit për fabriken prodhuese për kultivimin e kërpurdhave kultura bujqësore: Eryngii në Fshatin Banullë, Lipjan, ku pjesa më e madhe e vëllimit të prodhuar eksportohet në zonën e BE-së, ndërsa pjesa tjetër shitet në tregun vendas dhe atë fqinj, kompania hap konkurs për plotësimin e pozites së punës për procesin e prodhimit dhe operacionet tjera ditore të kompanisë me qëllim të arritjes së objektivave të biznesit të përcaktuara nga aksionarët dhe aktet e brendshme, për vendin e punës si në vijim:

Zyrtar/e për Financa

LOKACIONI: BANULLË, LIPJAN

Përgatitja profesionale:

  • Përgatitje akademike (niveli bachelor) në fushën e ekonomisë/financa ose kontabilitet

Përvoja e punës:

  • Të ketë së paku 1 (vit) përvojë pune profesionale, në financa.

 

Kushtet e vecanta:

  • Integritet të lartë dhe etikë
  • Aftësi të dëshmuara menaxhimi dhe organizimi
  • Aftësi dhe njohuri të mira kompjuterike
  • I aftë të punoj nën presion dhe fleksibil
  • Shkathtësi të mira komunikimi dhe preferohet njohja e gjuhes angleze
  • Njohuri për sistemet/programet llogaritëse/Expert (program kontabiliteti)
  • Të ketë patent shofer/Kategoria B
  • Të mos jetë nën hetime

Detyrat dhe përgjegjësitë e vendit të punës:

  • Regjistrimi Faturave të Blerjes, Dokumenteve Unike Doganore dhe Shitjeve;
  • Regjistrimi i shpenzimeve operative, qirasë, pagave, zhvlerësimit, notave kreditore, notave debitore;
  • Përgatitja dhe monitorimi i lëvizjeve të mallrave tek njësitë organizative;
  • Përgatitja e normativave te artikujve dhe azhuriteti I tyre;
  • Regjistrimi i ekstrakteve bankare dhe mandateve të Pagesave/Arkëtimeve;
  • Regjistrimi i Arkës dhe mandateve të Pagesave/Arkëtimeve;
  • Barazimet e kartelave financiare klient - furnitor;
  • Kalkulimi I pagave në baza mujore;
  • I raporton CFO-së.

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-n e tyre në e-mail adresën: [email protected] , poashtu mund të vijnë në Fabrikë që të marrin aplikacionin gjatë orarit të punës 08:00-17:00.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
8145
187
1658
6949