Sales Specialist / Leads Generation Specialist, Videographer + Editor
Skaduar
Red Mill Agency
Prishtinë
Te tjera
Përshkrimi

Shpallje për Pozitën: Sales Specialist / Leads Generation Specialist

Vendndodhja: Prishtinë

Orari: Full-Time

Përshkrimi i Pozitës:

Red Mill Agency po kërkon një individ të motivuar dhe të talentuar për të mbushur pozicionin e Sales Specialist. Jemi të interesuar për zgjerimin e shërbimeve tona në tregun e Kosovës dhe po kërkojmë kandidatë me aftësi të shkëlqyera komunikimi, të aftë për të identifikuar dhe siguruar klientë të rinj, si dhe për të mbajtur marrëdhëniet me klientët tonë aktualë. Kandidati do të punojë ngushtë me stafin tonë, duke shfrytëzuar portofolin dhe burimet e Red Mill Agency për të kontribuar në rritjen dhe suksesin e agjencisë sonë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Identifikimi dhe ndjekja e mundësive të reja të shitjeve.
  • Leads generation dhe prezentimin tek klientet potencial.
  • Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve të forta me klientët ekzistues dhe potencialë.
  • Prezantimi i produkteve dhe shërbimeve të agjencisë tek klientët me profesionalizëm dhe entuziazëm.
  • Negocimi dhe mbyllja e marrëveshjeve të bashkëpunimit.
  • Bashkëpunimi me ekipin e marketingut për të zhvilluar dhe zbatuar strategji efektive të shitjeve.
  • Përgatitja e raporteve të rregullta mbi progresin dhe rezultatet e shitjeve.

Kualifikimet:

  • Përvojë e dëshmuar në shitje ose rol të ngjashëm.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi.
  • Aftësi për të ndërtuar marrëdhënie të forta me klientët.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.

Pse të bashkoheni me ne:

  • Ambient pune kreativ dhe mbështetës.
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe ngritje në karrierë.
  • Pagë konkurruese.

Si të Aplikoni: Dërgoni CV-në tuaj në [email protected] me subjektin "Aplikim për Pozitën Sales Specialist“, afati i fundit për aplikim është 9 Shtator 2024

Shpallje për Pozitën: Videographer + Editor

Vendndodhja: Prishtinë

Orari: Full-Time

Përshkrimi i Pozitës:

Red Mill Agency po kërkon një videograf kreativ dhe të talentuar për t’iu bashkuar ekipit tonë dinamik. Në këtë rol, do të jeni përgjegjës për prodhimin e videove të cilësisë së lartë që transmetojnë mesazhe të fuqishme dhe tërheqin audiencën tonë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Xhirimi i videove për evente, reklama, produkte dhe projekte të ndryshme.
  • Editimi dhe përpunimi i videove në menyrë kreative dhe profesionale.
  • Bashkëpunimi me ekipin kreativ për të krijuar përmbajtje vizuale tërheqëse.
  • Menaxhimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve të xhirimit.

Kualifikimi dhe Eksperienca:

  • Njohje e Gjuhës Shqipe dhe Angleze.
  • Eksperiencë e mëparshme në kreativitet dhe aftësi për të treguar histori përmes videove.
  • Njohuri të avancuara në përdorimin e kamerave dhe pajisjeve të xhirimit.
  • Përparsi kanë ata qe kanë aftësi për animime.

Pse të bashkoheni me ne:

  • Ambient pune kreativ dhe mbështetës.
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe ngritje në karrierë.
  • Pagë konkurruese.

Si të Aplikoni: Dërgoni CV-në tuaj në [email protected] me subjektin "Aplikim për Pozitën Videographer“, afati i fundit për aplikim është 9 Shtator 2024

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
8241
220
1665
6979