Menaxher/e në Butik
BËHU PJESË E EKIPIT TONË!
Brendi CARPISA pjesë e Albi Group me kënaqësi vazhdon rekrutimin për të plotësuar vendet e lira të punës. Nëse jeni person kreativ dhe i motivuar për të zhvilluar karrierën, atëherë aplikoni edhe ju për tu bërë pjesë e ekipit tonë. Ne ofrojmë mundësi punësimi në një ambient modern dhe dinamik.
Andaj si rezultat i zgjerimit të aktivitetit afarist, Albi Group kërkon kandidatë të motivuar të aplikojnë për vendin e punës si:
Menaxher/e në Butik
Vendi i punës: GALERIA Mall, Prizren
Përgjegjësitë dhe Detyrat:
- Organizon dhe delegon detyrat ditore të punëtorëve;
- Kontrollon respektimin e kodit të veshjes/uniformës nga punëtorët;
- Ben menaxhimin dhe kontrollon stokun optimal;
- Kontrollon në baza ditore dyqanin në lidhje me dukjen;
- Bën vlerësimin e rezultateve të punës së stafit duke i trajnuar dhe këshilluar;
- Kontrollon performancën dhe bën realizimin e detyrimeve të stafit;
- Delegon dhe kontrollon punën tek punëtorët në pranim të mallit, rregullim dhe organizim të mallit në depo dhe dyqan, vendosjes së alarmeve dhe deklaracioneve;
- Mbikëqyrë stafin në raport me realizimin e kërkesave të klientëve aktual si dhe bën tërheqjen e klientëve të ri;
- Ofron forcës shitëse, mbështetje, informata që u nevojiten për arritjen e objektivave të shitjes;
- Bën analiza të vazhdueshme të shitjes;
Kualifikimet dhe aftësitë:
- Preferohet Diplomë në Menaxhment, Ekonomi, Marketing apo fusha të tjera relevante;
- Të ketë përvojë pune relevante;
- Aftësi në menaxhimin e problemeve në situata të ndryshme;
- Njohuri për trendët e fundit të modës;
- Të jetë kreativ/e dhe të ketë aftësi për dizajn;
- Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi;
- Të jetë energjik/e dhe me vetë iniciativë;
- Të ketë njohje të mirë të gjuhës angleze;
- Të ketë njohuri rreth programeve të MS Office.
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentat e tjera shoqëruese duke përmendur lokacionin dhe pozicionin për të cilin aplikonin në adresën e e-mail-it: [email protected]
Afati i fundit për aplikim është deri me datë 30.04.2022
Duke ju falënderuar për aplikim, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.