TERMI I REFERENCËS SË PUNËS PËR TRAJNER
Ofertim për ekspertizë;
Trajner për ofrimin e trajnimit;
Korniza për Integrim në Bashkimin Europian dhe Strategjia për përfshirjen e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian.
Prishtinë, 2024
INFORMACION I PËRGJITHSHËM:
OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me selinë e saj aktuale në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë Kosovare përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme dhe të tjera.
KONTESTI I NDËRHYRJES:
Në Kosovë, OJQ-të që përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian luajnë një rol kyç në avokimin për të drejtat e këtyre komuniteteve dhe në adresimin e sfidave me të cilat përballen, si përjashtimi shoqëror, diskriminimi, dhe mungesa e qasjes në arsim dhe mundësi ekonomike. Këto organizata janë shpesh zëri kryesor në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve, duke marrë përsipër të adresojnë problematika të ndërlikuara në bashkëpunim me institucionet qeveritare dhe organizatat ndërkombëtare.
Megjithatë, pavarësisht përkushtimit të tyre dhe ndikimit të rëndësishëm që kanë, këto OJQ përballen me nevojën për ngritje të mëtejshme të kapaciteteve dhe zhvillim profesional. Mungesa e burimeve të mjaftueshme, trajnimet e kufizuara, dhe kapaciteti i pamjaftueshëm për të implementuar politika gjithëpërfshirëse dhe avokim të fuqishëm e bëjnë sfiduese për këto organizata të arrijnë rezultatet e dëshiruara në mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian.
Projekti synon të adresojë këtë nevojë duke ofruar trajnime të specializuara për përfaqësuesit e OJQ-ve në fusha si avokimi efektiv, përdorimi i mjeteve të mbikëqyrjes së politikave publike, dhe ndërtimi i bashkëpunimeve me institucionet vendore dhe ndërkombëtare. Përmes këtyre aktiviteteve, OJQ-të do të pajisen me njohuri dhe aftësi të reja, duke i mundësuar të jenë aktorë më të fuqishëm në promovimin e të drejtave dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë.
QËLLIMI SPECIFIK
Qëllimi specifik i projektit "Fuqizimi i Përfshirjes së Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve”: Forcimi i Kapaciteteve dhe Avokimit të OJQ-ve në Kosovë" është të përmirësojë kapacitetet e përfaqësuesve të OJQ-ve që janë aktorë kryesorë në adresimin e problematikave që përballen komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë. Pavarësisht përpjekjeve të deritanishme, këto organizata përballen me nevojën për trajnime të avancuara dhe ngritje të kapaciteteve për të maksimizuar ndikimin e tyre në politikëbërje dhe përfshirjen e këtyre komuniteteve.
Përmes këtij projekti, synojmë të trajnojmë 20 përfaqësues të OJQ-ve për të ofruar njohuri dhe aftësi të avancuara në fushat kritike të dinamikave të pushtetit, Kornizës së Integrimit në BE, dhe Strategjisë për Përfshirjen e Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve. Kjo do të realizohet përmes organizimit të trajnimeve gjithëpërfshirëse që do të përfshijnë përfaqësues nga institucione të larta dhe diplomatikë, duke ofruar mundësi për zhvillimin e aftësive për të adresuar dhe ndikuar në politikë dhe praktikat e implementimit.
Në këtë kontekst, ne synojmë të forcojmë kapacitetet e OJQ-ve për të ndikuar në politika dhe për të promovuar të drejtat e Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve, duke ndihmuar në zhvillimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë, ku individët Rom, Ashkali dhe Egjiptian kanë mundësi të barabarta dhe janë të mbrojtur nga diskriminimi dhe përjashtimi social.
AUDIENCA DHE PËRDORIMI
Audienca e këtij projekti përfshin përfaqësuesit e organizatave joqeveritare (OJQ) që janë të angazhuar në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë. Këto organizata janë aktorë kryesorë në adresimin e sfidave dhe problematikave që ndodhin në këto komunitete, dhe janë përfshirë aktivisht në avancimin e përfshirjes dhe integrimit të tyre në shoqëri.
Përfituesit e drejtpërdrejtë të projektit janë 20 përfaqësues të OJQ-ve, të cilët do të marrin trajnime të avancuara në fushat e dinamikave të pushtetit, Kornizës së Integrimit në BE, dhe Strategjisë për Përfshirjen e Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve. Këto trajtime do t'i ndihmojnë ata të zhvillojnë aftësi të nevojshme për të ndikuar në politikëbërje dhe për të implementuar strategji efektive në mbështetje të komuniteteve të përfshira.
METODOLOGJIA DHE PROCESI
Metodologjia e trajnimeve do të jetë e përqendruar në një qasje gjithëpërfshirëse dhe interaktive për të siguruar që përfaqësuesit e OJQ-ve të fitojnë njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për avokim të efektshëm. Procesi dhe metodologjia e angazhimit të trajnerit për këtë trajnim mund të përfshijë disa hapa kryesorë për të siguruar një trajner të përshtatshëm dhe një proces të qëndrueshëm të mësimit. Këtu janë disa nga hapat e metodologjisë dhe procesit të angazhimit të trajnerit:
PRODUKTI
Produkti i këtij trajnimi është forcimi i kapaciteteve të përfaqësuesve të OJQ-ve në Kosovë, për të ndikuar në përfshirjen e komuniteteve rom, ashkali, dhe egjiptian si dhe për të ndihmuar në adresimin e sfidave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Pjesëmarrësit do të përvetësojnë njohuri dhe aftësi të nevojshme për të përdorur dinamikat e pushtetit dhe për të angazhuar institucione kyçe.
Produkti përfshin:
Pjesëmarrësit do të dalin nga trajnimi të pajisur me njohuri të thella dhe shkathtësi praktike që do t’i ndihmojnë në përmirësimin e avokimit dhe implementimit të strategjive për përfshirjen e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë.
6. PLANI DHE BUXHETI
Ofertuesi është i lirë të propozojë numrin e ditëve që i nevojiten për përgatitjen e trajnimit, ofrimin e trajnimit dhe raportit përfundimtar të trajnimit. Megjithatë, ne rekomandojmë që numri i ditëve të angazhimit të trajnerit të mos jetë më i gjatë se tetë (8) ditë pune.
7. KRITERET E PERZGJEDHJES
8. DOKUMENTACIONI I KËRKUAR /KUSHTET PËR APLIKIM
Të gjithë të interesuarit që i përmbushin kriteret inkurajohen fuqishëm të aplikojnë dhe t'i dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në e-mail adresën [email protected]
9. MËNYRA E APLIKIMIT:
Aplikimi duhet të dorëzohet në email adresën e organizatës [email protected],
Marrja në shqyrtim dhe vlerësimi i aplikimeve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara në specifikimet e ofertës dhe kushtet për aplikim.
Afati i fundit për aplikim është deri më datë 10 Shtator 2024
Ju lutemi specifikoni subjektin e thirrjes në aplikim!
Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.