Shofer/e
  • /
7 ditë
Advocacy Training and Resource Center
Prishtinë
Shofer
Përshkrimi

K O N K U R S

Për plotësimin e vendeve të punës

Vendi i punës: Ngasës automjeti për njësinë mobile të ndihmës juridike falas/(kombi transportues) (1 pozitë)

Institucioni: Agjencia për Ndihmë Juridike Falas – Mbështetur nga ATRC

Departamenti: Divizioni për Shërbime të Përgjithshme

Koeficienti: 3.86

Vendi Punës: Klinika Mobile, puna në teren në komuna të ndryshme të Kosovës

Historiku

Qendra për Trajnime dhe Burime për Avokim (ATRC) është një organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse Kosovare. Vizioni i organizatës është krijimi i një ambienti që nxit qëndrueshmërinë demokratike dhe pjesëmarrjen aktive të qytetarëve.

ATRC është duke implementuar projektin Nisma për të Drejtën e Pronës (NDP) që financohet nga Banka Botërore/ Fondi për Paqe dhe Shtet-Ndërtim. NDP, synon të adresojë nevojën kritike për përmirësimin e qasjes në informacionin për regjistrimin e tokës dhe pronës, si dhe ofrimin e shërbimeve të këshillimit në lidhje me të drejtat pronësore për gratë, të rinjtë dhe personat e cenueshëm në Kosovë.

Në kuadër të këtij projekti ATRC kërkon të angazhojë 1 shofer/e me përvojë në vozitje. Ky zyrtar/e do të bëj transportimin e Klinikës Mobile që të ofrohet ndihmë juridike falas në kuadër të institucionit publik, Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas (ANJF) në trajtimin e rasteve civile-pronësore të qytetarëve (persona fizikë).

Shoferi/ja i/e angazhuar do të punojë në teren në komuna të ndryshme të Kosovës, përmes Klinikës Mobile të ANJF-së.

Detyrat kryesore:

  • Mban librin e shënimeve të kilometrave në baza ditore
  • Shfrytëzon pikat e karburantit të caktuara nga mbikëqyrësi dhe faturat e karburanteve i dorëzon në ANJF, për të bërë kompensimin dhe transferin bankar
  • Në pajtim me planin e aktiviteteve, ngasësi i automjetit sipas radhës shkon në komunat e caktuara.
  • Pas përfundimit të orarit të punës dhe gjatë fundjavës, çelsi duhet të dorëzohet në ANJF dhe automjeti duhet të jetë në parkingun e caktuar.
  • Mirëmban tërë dokumentacionin e automjetit, bën kontrollin ditor të automjetit zyrtarë, inspektimin ditor para nisjes si: Nivelin e ujit, nivelin e vajit të motorit, karburantin, tabelën kontrolluese (ku evidentohen realizimi i shpejtësisë, kilometrat ,sinjalizimet, niveli i karburantit etj.),si dhe kontrollimi i jashtëm i automjetit .
  • Ndërmerr procedurat për regjistrimin e automjetit dhe në bazë të nevojës, me aprovim nga mbikëqyrësi kryen servisimin e automjetit.
  • Në rast të aksidentit rrugor menjëherë duhet të njoftojë organet kompetente të sigurisë dhe njëkohësisht të njoftoj personin përgjegjës të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas.
  • Gjatë ngasjes së automjetit ngasësi duhet të respektoj rregullat e komunikacionit, në rast të mos respektimit të rregullave dhe të shkaktimit të kundërvajtjes, dënimet do ti bartë vet.

Kualifikimet përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës
  • Diplomë e shkollës së mesme
  • Patent shoferi (kategoria B)
  • Përvojë në ngasje se paku 5 vite, ndërsa 3 vite me ngasje të sigurta në organizata tjera
  • Njohuri të gjuhës shqipe ose serbe
  • Njohuri mekanike për mirëmbajtje të automjetit dhe përdorimit të tij
  • Gjendje shëndetësore sipas certifikatës mjekësore
  • Njohuri të rrugëve magjistrale dhe rurale në Kosovë
  • Të mos ketë ndjekje ligjore në fushën e qarkullimit në trafik
  • Aftësi dhe gatishmëri të punoj me njerëz të etniteteve të ndryshme si dhe veti të sjelljeve të kënaqshme
  • Motivim, fleksibilitet dhe aftësi për të punuar nën presion

Kohëzgjatja e emërimit:

12 muaj (Tetor 2024-Shtator 2025)

Mënyra e aplikimit:

  • CV (Curriculum Vitae)
  • Kopje e patentës së shoferit
  • Certifikata e trajnimeve për drejtimin e automjeteve – nëse ka trajnime të veçanta për sigurinë ose drejtimin profesional.
  • Dëshmi e përvojës së mëparshme, nëse ka
  • Dëshmi që nuk është dënuar për ndonjë veper penale (ekosova)

Afati për aplikim:

Aplikimet duhet të dërgohen tek [email protected] deri me 26 shtator 2024, në ora 16:00. Subjekti i këtij email-it duhet të jetë “Aplikim për Shofer”. Kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të njoftohen me email.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit të konkurrimit nuk do të pranohen.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
8260
221
1666
6993