TERMI I REFERENCËS SË PUNËS PËR EKSPERT/ANALIST/HULUMTUES
Ofertim për ekspertizë – Ekspert/Trajner për ofrimin e trajnimit për Rregulloren nr:19/2024 për procedurat e përzgjedhjes dhe emërimit të drejtorëve , zëvendësdrejtorëve,mësimdhënësve, bashkëpunëtorëve profesional, asistenteve, instruktorëve dhe sekretarëve në institucionet publike edukativo-arsimore dhe aftësuese (IEAA) të arsimit parauniversitar.
|
Prishtinë,2024 |
Informacion i përgjithshëm:
OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve” (Voiceof Roma, AshkaliandEgyptians) me selinë e saj aktuale në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë Kosovare përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj.
1.Kontesti i ndërhyrjes:
Organizata joqeveritare "Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve" është e angazhuar për të përmirësuar përfshirjen e fëmijëve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptianë në sistemin arsimor të Kosovës. Në këtë kuadër, organizata ka themeluar dhe menaxhuar qendra mësimore që ofrojnë mbështetje dhe ndihmë për fëmijët e këtyre komuniteteve.
Në vitin 2018, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) miratoi Udhëzimin Administrativ për Themelimin dhe Funksionimin e Qendrave Mësimore - UA 19/2018. Ky udhëzim ka ndihmuar në rregullimin e procedurave për licencimin dhe menaxhimin e qendrave mësimore, duke përfshirë edhe ato të ndihmuara nga organizata "Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve".
Megjithatë, një problem i vazhdueshëm që përballen komunat është pagesa e tutorëve të qendrave mësimore..
Për të adresuar këtë sfidë dhe për të siguruar një zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme, është e nevojshme që pozita e tutorit të rregullohet në përputhje me legjislacionin dhe udhëzimet përkatëse. Me këtë qëllim, organizata "Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve" ka avokuar për përfshirjen e pozitës së tutorit në Rregulloren për Procedurat e Përzgjedhjes dhe Emërimit të Stafit në Institucionet Publike Edukativo-Arsimore dhe Aftësuese (IEAA), e cila është miratuar nga MASHTI dhe Kryeministri i Kosovës në vitin 2024.
Ky kontekst kërkon zhvillimin e një trajneri që do të ndihmojë në organizimin e një punëtorie një ditore për DKA-të në Kosovë, me qëllim që të ofrohen udhëzime të qarta dhe të detajuara për menaxhimin dhe kontraktimin e tutorëve në përputhje me këtë rregullore të re nr:19/2024
Organizata joqeveritare "Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve" ka si synim kryesor nxitjen dhe përfshirjen e fëmijëve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptianë në sistemin arsimor të Kosovës. Në vitin 2018, Qeveria e Kosovës ka miratuar Udhëzimin Administrativ për Themelimin dhe Funksionimin e Qendrave Mësimore - UA 19/2018, i cili ka për qëllim të rregullojë mënyrën e operimit dhe menaxhimit të këtyre qendrave në nivel shtetëror. Ky udhëzim përfshin disa kritere dhe standarde për licencimin dhe funksionimin e qendrave mësimore, duke kontribuar në përmirësimin e arsimit dhe përfshirjen më të gjerë të fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptianë.
Një element kyç i këtij udhëzimi është përfshirja e rolit të tutorëve në strukturën e qendrave mësimore. Deri tani, pozita e tutorëve nuk ka qenë qartë e përcaktuar në legjislacionin aktual, duke krijuar vështirësi lidhur me pagesën dhe menaxhimin e tyre. Për të zgjidhur këto sfida dhe për të ofruar një bazë të qëndrueshme ligjore, Qeveria e Kosovës ka miratuar Rregulloren nr. 19/2024, e cila rregullon procedurat për përzgjedhjen dhe emërimin e drejtorëve, zëvendësdrejtorëve, mësimdhënësve dhe personelit tjetër në institucionet publike edukativo-arsimore dhe aftësuese (IEAA) të arsimit parauniversitar. Për herë të parë, kjo rregullore njeh zyrtarisht rolin e tutorëve, duke i përfshirë ata në kuadrin e profesionistëve të cilët do të jenë në përputhje me legjislacionin për zyrtarët publikë dhe standardet e shërbimit publik komunal.
Kjo rregullore në aspektin ligjor është një hap i rëndësishëm për të garantuar që pozita e tutorëve të ketë një bazë të fortë ligjore dhe që të sigurojë trajtim të drejtë dhe të rregullt për këta profesionistë në qendrat mësimore. Me qëllim që të sigurohet një zbatim i suksesshëm i kësaj rregulloreje dhe të ofrohet mbështetje për Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA), organizata “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” planifikon të organizojë një punëtori njëditore. Ky trajnim do të ndihmojë në informimin dhe udhëzimin e DKA-ve për mënyrën e aplikimit të rregullores së re dhe për sigurimin e një zgjidhjeje të qëndrueshme për pozitat e tutorëve në qendrat mësimore.
Për këtë qëllim, organizata kërkon të angazhojë një trajner të kualifikuar që do të mbajë këtë punëtori dhe do të ofrojë informacion dhe udhëzime të detajuara për Drejtoritë Komunale të Arsimit. Trajnimi do të fokusohet në aspektet kryesore të rregullores, përfshirë procedurat e përzgjedhjes dhe emërimit të tutorëve, si dhe në ofrimin e udhëzimeve specifike për kontraktimin dhe menaxhimin e tyre në përputhje me standardet ligjore dhe administrative të reja. Punëtoria ka për qëllim të pajisë DKA-të me njohuri dhe udhëzime praktike për implementimin e rregullores së re dhe rregullimin e pozitës së tutorëve në qendrat mësimore.
2. AUDIENCA DHE PËRDORIMI
Punëtoria njëditore është e destinuar për Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA) të së paku15 komunave të Kosovës.
Përdorimi:
Ky trajnim është një mundësi e rëndësishme për të siguruar që të gjitha palët e interesuara të jenë të informuara dhe të përgatitura për të zbatuar në mënyrë të suksesshme rregulloren e re dhe për të përmirësuar menaxhimin e qendrave mësimore në përputhje me kërkesat ligjore të Kosovës.
3.METODOLOGJIA DHE PROCESI
Punëtoria njëditore për zbatimin e Rregullores do të përdorë një metodologji të integruar që përfshin prezantime dhe diskutime për të ofruar informacionin kryesor, studime rasti dhe shembuj praktikë për të ilustruar aplikimin e rregullores, si dhe aktivitete praktike për të ndihmuar pjesëmarrësit në aplikimin e njohurive në situata të simulura. Kjo metodologji do të ndihmojë në përgatitjen efektive të DKA-ve për të zbatuar rregulloren dhe menaxhuar pozitat e tutorëve në mënyrë të suksesshme.
Procesi duhet të ndjekë hapat e mëposhtëm:
4. PRODUKTI
Produkt i pritur nga kjo punëtori njëditore është që Drejtorët e DKA-ve, zyrtarët financiar, zyrtarët ligjorë si dhe zyrtarët e prokurorimit të jenë njoftuar në mënyrë të detajuar dhe të kuptojnë mirë rregulloren e re dhe udhëzuesin mbi kontraktimin e tutorëve. Qëllimi është që inkuadrimi dhe punësimi i tutorëve të bëhet në përputhje të plotë me rregulloren e miratuar. Kjo do të sigurojë një zbatim të saktë dhe të efektshëm të rregulloreve të reja dhe do të ndihmojë në menaxhimin e duhur të pozitat e tutorëve në qendrat mësimore.
Produktet e pritura nga kjo punëtori njëditore përfshijnë:
5. PLANI DHE BUXHETI
Ofertuesi është i lirë të propozojë numrin e ditëve që i nevojiten për përgatitjen e punëtorisë, realizimin e punëtorisë dhe raportin përfundimtarë, megjithatë ne rekomandojm jo më shumë se 4 ditë. Organizata “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” mbulon në shumën maksimale prej 120 euro për ditë për ekspertë/trajner.
OJQ-ja jonë do ti vlerësoj ofertat më të përshtatshme financiare të cilat janë në përputhje me çmimet e tregut në Kosovë dhe i përgjigjen kërkesave të lartë përmendura.
6. KRITERET E PERZGJEDHJES
8. DOKUMENTACIONI I KËRKUAR /KUSHTET PËR APLIKIM
Të gjithë të interesuarit që i përmbushin kriteret inkurajohen fuqishëm të aplikojnë dhe t'i dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në email adresën [email protected]
9. MËNYRA E APLIKIMIT:
Aplikimi duhet të dorëzohet në formë të shkresës zyrtare në adresën e organizatës [email protected] , duke përfshirë dokumentacionin e nevojshëm si CV-në dhe ofertën që detajon buxhetin dhe planin e punës për angazhimin.
Marrja në shqyrtim dhe vlerësimi i aplikimeve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara në specifikimet e ofertës dhe kushtet për aplikim.
Afati i fundit për aplikim është deri më datë 01 Tetor 2024!
Ju lutem shënoni në subjekt titullin e aplikimit!
Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.