TERMI I REFERENCËS SË PUNËS PËR TRAJNER
Ofertim për ekspertizë:
Trajner për ofrimin e trajnimeve me temat: Menaxhimi i kohës dhe rritja e vetëbesimit.
Prishtinë, 2024
Informacion i përgjithshëm:
OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me selinë e saj aktuale në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë Kosovare përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj.
1.Kontesti i ndërhyrjes:
Në Kosovë, studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian përballen me një sërë sfidash në arsim, të cilat janë të theksuara dhe shumëfishohen për shkak të vështirësive të veçanta që këta studentë hasin. Krahasuar me numrin total të studentëve në vend, ata përfaqësojnë një pjesë të vogël, dhe vetëm një përqindje e vogël e atyre që përfundojnë shkollën e mesme vazhdojnë studimet e tyre në nivel universitar. Kjo situatë pasqyron pengesat ekonomike, sociale dhe kulturore, diskriminimin, mungesën e orientimit të duhur në karrierë, vetëbesimin e ulët dhe mungesën e motivimit, që pengojnë këta studentë të arrijnë sukses në arsimin e lartë.
Për të adresuar këto sfida dhe për të mbështetur progresin e tyre, organizata joqeveritare "Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve" ka krijuar një program të specializuar për të ndihmuar studentët nga këto komunitete. Programi "Mbështetje plotësuese për studime akademike për studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian" synon të krijojë një mjedis mbështetës, ku studentët mund të rrisin pjesëmarrjen e tyre në arsimin universitar dhe të përmirësojnë vijimin e studimeve dhe rezultatet e tyre. Ky program ka për qëllim jo vetëm të ndihmojë studentët të diplomohen, por edhe të rrisë mundësitë e tyre për t’u integruar në tregun e punës.
Duke ofruar mbështetje akademike dhe jo-akademike, programi synon të promovojë barazi dhe përfshirje në arsimin e lartë dhe të krijojë mundësi për zhvillimin e aftësive profesionale të këtyre studentëve. Përmes kësaj mbështetjes, sfidat me të cilat përballen studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian mund të kapërcehen, duke u dhënë atyre një mundësi më të mirë për të pasur sukses në karrierë dhe në jetë.
Studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë përballen me një sërë problemesh që ndikojnë në arritjet e tyre akademike dhe zhvillimin profesional. Këto probleme përfshijnë sfida ekonomike dhe sociale, mungesën e orientimit të duhur në karrierë, vetëbesimin e ulët, si dhe mungesën e aftësive për menaxhimin e kohës dhe përdorimin efektiv të teknologjisë. Si rezultat, shumë studentë ndjehen të mbingarkuar dhe të papërgatitur për kërkesat akademike dhe profesionale, gjë që shpesh çon në performancë të ulët dhe ndonjëherë në braktisjen e studimeve.
Programi "Mbështetje plotësuese për studime akademike për studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian" ka për qëllim të ofrojë mbështetje për studentët e komuniteteve ashkali, rom dhe egjiptian e një ndër to edhe në këto aspekte kyçe për të ndihmuar studentët të përballojnë këto sfida dhe të përmirësojnë përformancën e tyre. Duke pasur parasysh që studentët përballen me sfida në menaxhimin e kohës dhe vetëbesim të ulët, ne parashohim organizimin e trajnimeve në këto tema për të ofruar mbështetje për studentët e këtyre komuniteteve.
Trajnimet do të fokusohen në:
Për të realizuar këto qëllime, janë të nevojshëm trajner të kualifikuar që do të zhvilloj dhe ofrojnë këto trajnime. Trajnuesi do të ndihmojnë në sigurimin e një mbështetjeje të gjithanshme dhe të përshtatur për nevojat e studentëve, duke kontribuar në përmirësimin e rezultateve akademike dhe profesionalizmit të tyre.
2. AUDIENCA DHE PËRDORIMI
Ky program synon të mbështesë rreth 80 studentë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, duke u fokusuar në ata që përballen me sfida në menaxhimin e kohës dhe rritjen e vetëbesimin.
Përdorimi: Trajnimet janë krijuar për të ofruar mbështetje dhe për të adresuar nevojat specifike të studentëve në këto aspekte. Përfituesit e trajnimeve do të jenë në gjendje të zhvillojnë aftësi për të menaxhuar më mirë kohën e tyre, të rrisin vetëbesimin dhe motivimin që janë të nevojshme për suksesin akademik dhe profesional. Këto trajtime do të përdoren për të ndihmuar studentët të përmirësojnë performancën e tyre dhe të përgatiten më mirë për sfidat e ardhshme në arsimin e lartë dhe tregun e punës.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të aplikojnë teknikat dhe strategjitë e mësuara në trajnime për të përballuar pengesat që hasin dhe për të arritur qëllimet e tyre akademike dhe profesionale.
3. METODOLOGJIA DHE PROCESI
Trajnimet do të organizohen në dy seanca të veçanta, secila e fokusuar në tema të ndryshme për të siguruar mbështetje të specializuar për studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë. Secili trajnim do të ndjekë një qasje të integruar dhe praktikë për të maksimizuar efektivitetin dhe përfitimet për pjesëmarrësit.
Trajnimi i parë: Ky trajnim do të fokusohet në temat e menaxhimit të kohës, ndërtimit të vetëbesimit dhe zhvillimit psikosocial. Ai do të ndihmojë studentët të zhvillojnë aftësi për të menaxhuar më mirë kohën e tyre, për të ndërtuar vetëbesim dhe për të krijuar një ambient të qëndrueshëm për suksesin akademik.
Secili trajnim do të përdorë metodologji të ndryshme për të angazhuar pjesëmarrësit dhe për të siguruar që ata të përfitojnë sa më shumë nga aktivitetet, duke përfshirë diskutime në grup, role play dhe aktivitete praktike që ndihmojnë në aplikimin e teorive në situata reale.
Metodologjia dhe procesi i angazhimit të trajnerit për këtë trajnim mund të përfshijë disa hapa kryesorë për të siguruar trajner të përshtatshëm dhe një proces të qëndrueshëm të mësimit. Këtu janë disa nga hapat e metodologjisë dhe procesit të angazhimit të trajnerëve:
5. PRODUKTI
Ofrimi i trajnimeve ka si produkt kryesor aftësimin dhe zhvillimin e studentëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në fushat e caktuara. Duke u bazuar në temat e trajnimeve, produktet specifike përfshijnë:
Secili produkt është i lidhur ngushtë me temat e trajnimeve dhe synon të adresojë sfidat specifike që studentët përballen në arsim dhe zhvillimin e tyre profesional.
Pas përfundimit të sesioneve të trajnimeve, gjithashtu si nënprodukte të tyre do të jenë edhe;
6. PLANI DHE BUXHETI
Ofertuesit duhet të ofrojnë planin dhe buxhetin për ofrimin e një ose të dy temave të trajnimeve. Sidoqoftë, sugjerojmë që ofertuesit për një temë trajnimi të mos ofrojnë më shumë se 3 deri 4 ditë angazhim.
Organizata "Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve" mbulon një shumë maksimale prej 120 euro për ditë për ekspertët/trajnerët.
OJQ-ja jonë do të vlerësojë ofertat më të përshtatshme financiare, duke marrë parasysh përputhshmërinë e tyre me çmimet e tregut në Kosovë dhe përmbushjen e kërkesave të sipërpërmendura.
7. KRITERET E PERZGJEDHJES
Këto kritere do të përdoren për të vlerësuar aplikacionet dhe për të zgjedhur më të përshtatshëm për ofrimin e trajnimit.
8. DOKUMENTACIONI I KËRKUAR /KUSHTET PËR APLIKIM
Të gjithë të interesuarit që i përmbushin kriteret inkurajohen fuqishëm të aplikojnë dhe t'i dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në e-mail adresën [email protected]
9. MËNYRA E APLIKIMIT:
Aplikimi duhet të dorëzohet në formë të shkresës zyrtare në adresën e organizatës [email protected] .
Ju lutemi shënoni në subjekt tiullin e thirrjes!
Marrja në shqyrtim dhe vlerësimi i aplikimeve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara në specifikimet e ofertës dhe kushtet për aplikim.
Afati i fundit për aplikim është deri më datë 14 Tetor 2024
Ju lutemi specifikoni titullin e shpalljes në subjekt si dhe temën e trajnimit që mundë të ofroni!
Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.