Zyrtar për Auditim të Brendshëm (ZAB)
  • /
15 ditë
Trainkos Sh.A
Fushë Kosovë
Te tjera
Përshkrimi

Në bazë të dispozitave të Nenit 21 të Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës”, Nr. 31/15 qershor 2008), respektivisht Nenit 13 të Ligjit Nr. 04/L-111 për Ndryshimin dhe Plotësimin e ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës” Nr. 13/30 maj 2012), në bazë të Nenit 6 të Rregullores Nr. I/32, të datës 29.02.2024 për Procedurat e Rekrutimit të Pozitave të Zyrtarëve të Lartë të HK-Trainkos Sh.A, Komisioni i Auditimit i Hekurudhave të Kosovës-Trainkos Sh.A, në mbledhjen e mbajtur më 23.09.2024 mori vendim që të shpallë:

K O N K U R S

Pozita: Zyrtar për Auditim të Brendshëm (ZAB)

I përgjigjet: Komisionit të Auditimit të HK-Trainkos Sh.A

Lokacioni: Fushë Kosovë

Afati i fundit për aplikim: 31.10.2024

Politika e Trainkos Sh.A:

Trainkos Sh.A duke qenë i përkushtuar për krijimin e mundësive të barabarta të punësimit, fton të gjithë të interesuarit e të dy gjinive, të të gjitha moshave dhe prejardhjeve etnike që të aplikojnë në Konkursin për ZAB. Trainkos Sh.A është i përqendruar te tregu, ngritja e efikasitetit dhe zhvillimi në një kompani të qëndrueshme dhe të suksesshme në treg duke u bazuar në praktikat më të mira në biznes.

Kushtet dhe kualifikimi i kërkuar:

  • Të ketë diplomë universitare në ekonomi, juridik, administratë publike, financa publike apo fusha të tjera të studimeve relevante;
  • Të ketë certifikatë të auditorit të brendshëm në sektorin publik, e lëshuar nga Ministria e Financave ose certifikatë për auditor të brendshëm në sektorin publik nga ndonjë institucion relevant ndërkombëtar apo vendor në pajtueshmëri me kriteret e nxjerra nga Ministri i Financave;
  • Të këtë së paku tre (3) vite përvojë pune në fushën e auditimit/financave ose kontabilitetit. Preferohen kandidatë me përvojë pune në ndërmarrjet/korporatat tjera me madhësi dhe kompleksitet të lartë;
  • Të ketë njohuri mbi rolin e auditimit të brendshëm;
  • Të ketë njohuri, dhe aftësi për të interpretuar dhe zbatuar standardet kombëtare dhe ndërkombëtare për raportim financiar;
  • Të ketë njohuri për planifikim afarist dhe strategjik, buxhet dhe kontroll të shpenzimeve;
  • Të ketë njohuri për rreziqet afariste dhe kontroll të brendshëm. Aftësi për të dhënë siguri të pavarur dhe objektive për besueshmërinë e raporteve financiare, dhe përputhshmërinë e tyre me ligjet dhe rregulloret në fuqi;
  • Të ketë aftësi për të analizuar dhe vlerësuar të gjitha proceset në ndërmarrje në domenin e operativës (gjenerimin e të hyrave, shpenzimet operative dhe kapitale, prokurimin, personelin dhe pagat, menaxhimin e aseteve, etj.) dhe domenin e menaxhimit (planifikim strategjik, buxhetim, planifikim afarist, raportim financiar, tatimor, menaxhues dhe rregullator, analizë dhe vendimmarrje, etj.) dhe të japë rekomandime specifike përkitazi me kontrollin e tyre të brendshëm;
  • Të ketë aftësi për të kryer vlerësime të pavarura të efikasitetit të politikave, procedurave dhe standardeve nëpërmes të cilave bëhet menaxhimi i resurseve financiare, fizike dhe teknologjike;
  • Të ketë aftësi për të këshilluar Menaxhmentin dhe Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes lidhur me rreziqet e mundshme në afarizmin e Ndërmarrjes.

Të gjithë kandidatët për ZAB duhet të plotësojnë edhe kushtet dhe kriteret sipas Nenit 13 të Ligjit Nr. 04/L-111 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike:

  1. i plotësojnë kushtet e kualifikimit sipas nenit 17.1 (ligjit bazik),
  2. i plotësojnë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2 (ligj t bazik) pikat (d), (f), (j), (k) dhe (l),
  3. nuk janë, ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës tridhjetë e gjashtë (36) muajsh para datës së aplikimit nuk kanë qenë Drejtorë të Bordit të Kompanisë gjegjëse, dhe
  4. kanë përvojën e nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar për pozitën në fjalë.
    • Aplikacionin;

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Rregullisht të shqyrtojë gjendjen financiare të NP-së dhe kërkesat e saj të planifikuara financiare, si dhe t’i sigurojë Komisionit të Auditimit çfarëdo vërejtje ose sugjerime të cilat i konsideron të nevojshme;
  • Planifikon dhe përgatit raportet e auditimit që pasqyrojnë qartë objektivat e auditimit, fushëveprimin, gjetjet, rekomandimet dhe konkluzionet sipas Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit të Brendshëm;
  • Të menaxhojë dhe organizojë funksionin e rregullt të sistemeve dhe procedurave të cilat kanë për qëllim që të sigurojnë se librat dhe dokumentacioni i NP-së, duke përfshirë dokumentacionin financiar, mbahen në përputhje me standardet e kontabilitetit dhe me ligjet ne fuqi;
  • Të kryejë vlerësime të pavarura të efikasitetit të politikave, procedurave dhe standardeve nëpërmes të cilave bëhet menaxhimi i resurseve financiare, fizike dhe informative;
  • Të planifikojë, organizojë dhe mbikëqyrë punën e Njësisë së Auditimit të Brendshëm, duke përfshirë, planifikimin, hartimin dhe menaxhimin e programit për auditimin, organizimin dhe delegimin e punëve, dhe përllogaritjen e resurseve të nevojshme;
  • Të përcaktojë llojin dhe teknikën e auditimit të brendshëm që do të përdoret për secilin rast konkret, bazuar në ligjin pozitiv, praktikat më të mira, si dhe në njohuritë dhe përvojën profesionale;
  • T’i raportojë Komisionit të Auditimit dhe menaxhmentit përkitazi me politikat, programet dhe aktivitetet e Njësisë së Auditimit të Brendshëm;
  • Të koordinojë kornizat e auditimit me auditorët e jashtëm dhe të përkujdeset që palët jo vetëm të jenë në dijeni për punën e palës tjetër, por edhe t’u raportohet për fushat gjegjëse;
  • Të monitorojë zbatimin e përgjigjes së menaxhmentit sikurse edhe zbatimin e të gjitha rekomandimeve të Komisionit të Auditimit;
  • Të ekzekutojë shqyrtime apo punë që kërkohen nga Bordi i Drejtorëve, Komisioni i Auditimit, Kryeshefi Ekzekutiv dhe Zyrtari Kryesor Financiar, me kusht që shkurtimi apo punët e tilla të mos cenojnë pavarësinë, objektivitetin dhe funksionet e auditimit të brendshëm;
  • Të demonstrojë integritet, kompetencë dhe kujdes profesional konform me misionin, vizionin dhe vlerat e Ndërmarrjes;
  • Të rekrutojë, trajnojë, mbikëqyrë dhe vlerësojë punonjësit e Njësisë së Auditimit të Brendshëm.

Mandati i ZAB:

ZAB emërohet nga Komisioni i Auditimit me kontratë të rregullt pune me kohëzgjatje tre (3) vite.

Kompensimi i pagës mujore:

Paga e ZAB është e përcaktuar me Kategorizimin dhe Poentimin për Zyrtarë e Lartë-Trainkos Sh.A në shumën bruto 1,000€.

Informatë për procedurën e aplikimit:

Kandidatët për ZAB, duhet t’i dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • CV-në e detajuar duke përfshirë datat e sakta të punësimit dhe detaje të përgjegjësive për çdo pozicion duke përfshirë nivelin e vendimmarrjes, numrin e punonjësve të mbikëqyrur, buxhetin dhe përgjegjësitë;
  • Letër motivimin;
  • Dëshminë mbi kualifikimin profesional (diplomat dhe certifikimet adekuate);
  • Dëshminë mbi përvojën e punës (Përvoja e Punës preferohet të dëshmohet përmes Trustit Pensional);
  • Certifikatën mbi dënimet penale të lëshuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, se nuk ka dënime penale në evidencën qendrore penale të Republikës së Kosovës (certifikatë e nxjerrë online në platformën e-Kosova do të pranohet);
  • Vërtetimi i të Kaluarës Kriminale e lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme - Policia e Kosovës (Certifikata e nxjerrë online në platformën e-Kosova do të pranohet);
  • Kopjen e letërnjoftimit;
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë diplomat e nostrifikuara nga MASHTI.

Aplikanti duhet ta vendosë datën dhe të nënshkruajë deklaratën nën betim ku deklarohet që i përmbushë të gjitha kushtet e pranueshmërisë. Kjo deklaratë së bashku me aplikacionin mund të shkarkohen nga uebfaqja e Ndërmarrjes Publike HK-Trainkos Sh.A.:

https://www.trainkos.com/publikimet/punesimi/

Dokumentacioni i kompletuar (aplikacioni së bashku me deklaratën nën betim dhe të gjitha dokumentet përcjellëse) dorëzohet personalisht, apo përmes Postës, në zarf të mbyllur në zyrën e arkivit në ndërtesën e Drejtorisë së Trainkos-it në adresën: Rr. "Salih Puçolli", P.N., në Fushë Kosovë, me shënimin: për z. Afrim Kuleta, Sekretar i HK-Trainkos Sh.A., ose përmes e-mailit zyrtar: [email protected]

Në rastin e aplikimit përmes adresës elektronike aplikantët pranojnë email nga Ndërmarrja për konfirmim të pranimit të emailit të apikantit. Në rast se aplikanti nuk pranon email-in konfirmues, atëherë rekomandohet që të shkruajë në adresën elektronike [email protected]

Në aplikacion duhet të ceket qartë titulli i vendit të punës dhe dokumentet e bashkangjitura të aplikacionit duhet të jenë kopje pasi që ato nuk kthehen. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe kandidatët me aplikacionet e pa kompletuara nuk do të ftohen në intervistë.

Kandidatët të cilët konkurrojnë duhet ta shënojnë saktë adresën dhe numrin e telefonit kontaktues si dhe e-mail adresën.

Çdo përgënjeshtrim material, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca, ose ndryshim material nga informatat e dhëna në deklaratën e sipërpërmendur, do të rezultojë me diskualifikim të menjëhershëm.

Vlerësimi formal i kandidatëve dhe intervista do të bëhet në një kohë optimale pas përfundimit të afatit për aplikim. Komisioni i Auditimit i NP Hekurudhave të Kosovës-Trainkos Sh.A e mban të drejtën e formimit të listës së ngushtë me aplikantët si dhe përzgjedhjen e Zyrtarit për Auditim të Brendshëm.

Konkursi mbetet i hapur nga data 01.10.2024 deri më 31.10.2024 në ora 16:00

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
8575
270
1703
7112