Konkurs i skaduar

Operator paketimi

Korporata Rugove
  • 29.04.2022
  • Pejë
  • Prodhimtari

KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe Djathë Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në fabrikën e djathit “Rugove” Sh.P.K. në Drelaj, Pejë. Pozitat e hapura janë:

 

OPERATOR PAKETIMI (x2)

 

Disa nga përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Është përgjegjës për procesin e përgatitjes, paketimit dhe ambalazhimit të produkteve.
  • Operon dhe është përgjegjës për mirëmbajtjen e pajisjeve të paketimit të produkteve.
  • Pastron makineritë dhe hapësirën punuese në baza ditore dhe sipas nevojës.
  • Evidenton dhe regjistron sasinë e repromaterialeve.
  • Ngarkon dhe e dërgon produktin final të paletuar në oborr.

 

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Të ketë të kryer shkollën e mesme.
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • E preferueshme të ketë së paku 1 vit përvojë pune.
  • Të jetë banor i regjionit të Pejës.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.

 

Çka ofron Korporata RUGOVE:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Transport nga qyteti i Pejës për në fabrikë.

 

Si të aplikohet:

Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën [email protected] duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë. 

Afati i fundit për aplikim është data 30 prill 2022, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.

Apliko për këtë pozitë
#prodhimtari #pejë
13937
268
2160
8453