DERMATOLOG/E
  • /
6 ditë
Eclat Institut de Beaute
Prishtinë
Mjekesi
Përshkrimi

A JENI TË INTERESUAR TË RRITENI PROFESIONALISHT?

Eclat shpall hapjen e një konkursi për pozitën: STAF MJEKËSOR - DERMATOLOG/E.

Me një reputacion shumë të mirë, ambient bashkëpunues dhe mundësi të shkëlqyera zhvillimi të karierës tuaj, Éclat është vendi ideal për ju.

Kriteret e Kualifikimit:

  1. Arsimi:
    • Diplomë e Fakultetit të Mjekësisë, me fokus në Dermatologji.
    • Specializim i përfunduar në dermatologji, me licencë për të praktikuar.
  2. Eksperienca:
    • Minimumi 1-2 vjet përvojë pune në fushën e dermatologjisë, me theks të veçant në mjekësinë estetike.
    • Eksperiencë mbi procedurat e fundit estetike, përfshirë, por jo kufizuar në, injeksionet e Botox-it, fillers, booster, laser terapinë dhe trajtime të tjera estetike.
  3. Aftësi:
    • Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe ndërveprim me pacientët.
    • Njohuri të avancuara në teknologjitë dhe trajtimet moderne të estetikës mjëkësore.
    • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të menaxhuar situatat me profesionalizëm.

Detyrat e Pozitës:

  • Të realizoni konsultime të detajuara për të kuptuar nevojat dhe pritshmëritë e pacientëve.
  • Të kryeni injeksionet e fillers, Botox dhe booster në përputhje me standardet e sigurisë dhe higjienës.
  • Të përdorni teknika të sakta për të siguruar rezultate të natyrshme dhe efektive.
  • Të vlerësoni gjendjen e lëkurës dhe tipin e saj për të përcaktuar procedurat e duhura.
  • Të krijoni një plan të detajuar të trajtimit që përfshin zonat për injektim dhe sasinë e produkteve të përdorura.

Si të Aplikohet:

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre dhe kopjet e dokumenteve përkatëse në adresën tonë të emailit: [email protected]

Afati i aplikimit: 22.10.24

Pse të punoni me ne:

  • Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime të vazhdueshme në një mjedis mbështetës.
  • Qasje në teknologji dhe trajtimet më të avancuara.
  • Ambient pune bashkëpunues, ku inkurajojmë ndarjen e njohurive.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
8575
270
1703
7112