Zyrtar i Financave
  • +38344528000
Skaduar
Delta Security
Prishtinë
Financa
Përshkrimi

Pozita: Zyrtar i Financave

Vendi i punës: Prishtinë

Delta Security është Kompani Private Profesionale për Shërbime të Sigurisë.

Jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Zyrtar/e i/e Lartë i Financave, i cili do të angazhohët në operacionet e përditshme të departamentit të financave.

Ofrojme kushte te mira pune, page konkuruese në treg dhe mundësi zhvillimi në karrierë.

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:

  • Regjistrim dhe kontrollim te faturave blerëse dhe shitëse
  • Kalkulimi i pagave dhe bonuseve
  • Bënë analizë dhe barazimin e kartelave financiare me klient dhe furnitorë
  • Përgatitje e raporteve dhe analizave sipas nevojave dhe kërkesave
  • Punë të tjera profesionale të cilat janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse të departamentit të Financave
  • Menaxhon në baza ditore llogaritë e arkëtueshme dhe pagueshmë, si dhe kontakton me klientë dhe furnitorë për detyrime të ndërsjella
  • Asiston në procesin e mbylljes mujore dhe vjetore të librave të kontabilitetit
  • Organizon dhe ruan dosjet fizike të dokumenteve të financave dhe kontabilitetit
  • Asiston në përgatitjen e raporte statistikore, pasqyra financiare, llogari financiare periodike dhe vjetore sipas standardeve të kontabilitetit të Kosovës
  • Bashkëpunon me të punësuarit në kolektiv për gjëra të ndryshme në fushën e financave dhe marrëdhënieve ndër njerëzore.

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:

  • Diploma Bachelor (Financa & Kontabilitet) (përparësi kanë kandidatët me Master)
  • Njohuri të mira mbi ligjet e tatimeve dhe procedurave tatimore në Kosovë
  • Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit, me theks të veqant Excel, Word, Power Point etj
  • Njohuri në softweret e kontabilitetit (përparsi kana ata të cilët kan njohuri në softwerin Expert)
  • Përvojë pune së paku 2 vite, në financa e preferuar
  • Të ketë shkathtësi të mira të punës me programe te kontabilitetit
  • Njohuri të Gjuhës Angleze e preferuar
  • Aftësi të avancuara te komunikimit verbal dhe përmes e-mailit
  • Aftësi analitike në punë
  • Të ketë vetëiniciativë
  • Të ketë aftësi të menaxhimit të stresit;
  • Të jetë i/e gatshme për të përvetësuar vazhdimisht njohuri e shkathtësi të reja në punë
  • Të jete i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale

Kandidatët e interesuar, të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lart, mund të konkurojnë duke dërguar CV-në përmes e-mail adresës: [email protected] (duke cekur në subjekt pozitën e punës për të cilën aplikoni).

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
9172
172
1763
7393