Ekspert - Sesione Mentoruese
Skaduar
Voice of Roma, Ashkali and Egyptians in Kosovo
Prishtinë
Te tjera
Përshkrimi

TERMI I REFERENCËS PËR OFRIMIN E SESIONEVE MENTORUESE PËR APLIKIM PËR GRANTE

Thirrje për;

Ofertë për kompani/ekspert/e për ofrimin e Sesioneve Mentoruese për Aplikim për Grante

Informacion i përgjithshëm:

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me seli në Prishtinë, është organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj.

Konteksti i ndërhyrjes

Në kuadër të projektit "Empowerment and Social Justice for Roma Women," implementohen aktivitete të ndryshme që për qëllim kanë ofrimin e mbështetjes për fuqizim ekonomik dhe vetëpunësimin e grave dhe vajzave nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Në kuadër të këtyre aktiviteve parashihen edhe sesionet mentoruese për aplikimin e suksesshëm për grante. Gjatë viteve të fundit, gratë e këtyre komuniteteve kanë përfituar nga trajnime dhe mentorime që i kanë ndihmuar në zhvillimin e aftësive për krijimin dhe menaxhimin e bizneseve, si dhe në hartimin e planeve të biznesit.

Tani, si hap i mëtejshëm, është e rëndësishme që të ofrohet mbështetje e personalizuar për këto gra, në mënyrë që ato të përfitojnë nga mundësitë e financimit dhe grantet që mund të ndihmojnë në ngritjen dhe zgjerimin e bizneseve të tyre. Sesionet mentoruese do të përqendrohen në zhvillimin e aftësive praktike për identifikimin, aplikimin dhe menaxhimin me sukses të granteve të ofruara nga organizata lokale dhe ndërkombëtare. Këto sesione synojnë të zgjerojnë mundësitë për vetëpunësim dhe rritjen e bizneseve të vogla, duke u ofruar pjesëmarrëseve mjete konkrete për të realizuar qëllimet e tyre ekonomike.

Qëllimi Specifik

Qëllimi kryesor i sesioneve mentoruese është që gratë dhe vajzat pjesëmarrëse të zhvillojnë njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme për të përgatitur aplikime të suksesshme për grante. Më konkretisht, këto sesione synojnë:

  • Ofrimin e mbështetjes për hartimin e projekteve të qarta dhe të strukturuara për aplikim për grante.
  • Identifikimin e burimeve të mundshme të financimit nga organizata, donatorë dhe fonde të tjera lokale dhe ndërkombëtare.
  • Zhvillimin e aftësive për të plotësuar formularët e aplikimit për grante dhe përgatitjen e dokumentacionit mbështetës.
  • Njohjen me procesin e raportimit financiar dhe narrativ që kërkojnë grantet.
  • Përmirësimin e aftësive për menaxhimin e fondeve të fituara dhe raportimin e suksesshëm për donatorët.
  • Pjesëmarrëset do të mësojnë gjithashtu të zhvillojnë strategji për zbatimin efektiv të projekteve të tyre dhe monitorimin e rezultateve të granteve të fituara.

Detyrat dhe Përgjegjësitë e Kompanisë/Ekspertit/es:

  • Hartimi dhe përgatitja e materialeve që do të përdoren gjatë sesioneve mentoruese. Materialet duhet të përfshijnë udhëzime praktike për hartimin e projekteve, plotësimin e aplikimeve për grante, dhe menaxhimin e fondeve.
  • Realizimi i sesioneve të mentorimit në rajonet e përzgjedhura. Këto sesione duhet të përqendrohen në aftësitë praktike dhe teorike për aplikimin për grante, si dhe në menaxhimin e projekteve të financuara.
  • Ofrimi i ndihmës së drejtpërdrejtë dhe këshillave për pjesëmarrëset gjatë procesit të plotësimit të formularëve të aplikimit, përfshirë hartimin e buxheteve dhe përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm.
  • Zhvillimi dhe përdorimi i pyetësorëve para dhe pas sesioneve për të vlerësuar përparimin e pjesëmarrësve dhe efektivitetin e sesioneve të mentorimit.
  • Përgatitja e një raporti narrativ dhe përmbledhës pas përfundimit të sesioneve mentoruese, përfshirë vlerësimin e rezultateve dhe rekomandimet.

PROCESI I REKRUTIMIT

Procesi i rekrutimit të kompanisë/ekspertëve për ofrimin e këtij trajnimi do të përfshijë hapat e mëposhtëm:

  1. Rekrutimi: Procesi i rekrutimit fillon me shpalljen e pozitës dhe identifikimin e kandidatëve potencialë. Kandidatët potencial mund të jenë kompani/individë që plotësojnë kriteret e përcaktuara më poshtë në pikën numër 7.
  2. Seleksionimi dhe intervistimi: Pas marrjes së aplikacioneve, kompania/individët e përzgjedhur do të selektohet duke u bazuar në kriteret e përcaktuara. Një proces interviste do të ndihmojë në vlerësimin e aftësive dhe përvojës së kompanisë/individëve për të siguruar përshtatshmërinë për profilin e e kërkuar.
  3. Kontrata dhe takimi fillestar: Pas përzgjedhjes, do të hartohet një kontratë e punës që përcakton detyrat, obligimet dhe kushtet e punës së tyre.
  4. Fillimi i angazhimit:Pas nënshkrimit të kontratës, kompania/individët do të fillojë punën sipas planit të përcaktuar.

PERIUDHA KOHORE

Sesionet mentoruese do të zhvillohen gjatë muajve tetor dhe nëntor, në rajonet e Prishtinës, Ferizajt, Gjakovës dhe/ose Pejës.

QASJA PËR ZBATIM

Sesionet do të oganizohen në bashkëpunim me një kompani apo ekspert të specializuar në fushën e financimit të projekteve dhe aplikimeve për grante.

Secili sesion do të fokusohet në aspekte praktike të aplikimit për grante, përfshirë plotësimin e formularëve, zhvillimin e buxhetit dhe përgatitjen e projekt-propozimeve.

Secili sesion do të zgjasë tërë ditën, me përqendrim në diskutime praktike, ndarje përvojash dhe udhëzime konkrete për aplikimet për grante.

Kompania/ekspertët e angazhuar do të ofrojnë një raport narrativ pas përfundimit të sesioneve.

PLANI DHE BUXHETI

Buxheti përfshin pagesën e kompanisë së kontraktuar për shtatë (7) ditë pune, një (1) ditë për përgatitjen e materialeve të nevojshme për sesione, pesë (5) ditë në realizimin e pesë sesioneve mentoruese një-ditore dhe një (1) ditë për përgatitjen dhe dorëzimin e raportit narrativ për ecurinë e sesioneve.

KRITERET E PERZGJEDHJES

  • Të kenë përvojë të dëshmuar në ofrimin e mentorimit për aplikime për grante dhe zhvillimin e bizneseve të vogla.
  • Të kenë përvojë në punën me komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian ose grupe të tjera të margjinalizuara.
  • Të kenë njohuri dhe përvojë në identifikimin e mundësive të financimit dhe hartimin e projekteve.
  • Të kenë përvojë në proceset e raportimit financiar dhe narrativ për grantet.
  • Të kenë aftësi për të ofruar mentorim të personalizuar për përfituese të ndryshme.

DOKUMENTACIONI I KËRKUAR /KUSHTET PËR APLIKIM

  • CV e detajuar e kompanisë/ekspertit/es që përfshin projektet e mëparshme dhe përvojën relevante.
  • Referenca nga klientë ose organizata të tjera me të cilat keni bashkëpunuar në mentorim apo aplikime për grante.
  • Propozim financiar për ofrimin e sesioneve mentoruese.
  • Certifikata e Regjistrimit të Kompanisë (vetëm për kompani).

MËNYRA E APLIKIMIT: Aplikimi duhet të dorëzohet në formë të shkresës zyrtare në adresën e organizatës [email protected]
Ju lutemi shënoni ne subjekt titullin e shpalljes!
Vlerësimi i aplikimeve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara në specifikimet e ofertës dhe kushtet për aplikim.

Afati i fundit për aplikim është deri më datë 24.10.2024

Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
9172
172
1763
7393