Islamic Relief Kosova
Njoftim për Furnizim me me dru për ngrohje
Data e përgatitjes së njoftimit: 10/10/2024
T-19/2024
Detajet për kontakt:
Adresa Postare: Rr. Bajram Kelmendi nr 10/A, lagja Katër Llullat | ||
Qyteti: Prishtinë | Kodi postar: 10000 | Vendi: Prishtinë |
Personi kontaktues: Zyra e Prokurimit - IR Kosova |
Telefoni: 038/232-431 Mobil:+383 44 239 349 Email: [email protected] |
Përshkrimi
Islamic Relief është një organizatë humanitare ndërkombëtare me qendër në Birmingham të Britanisë së Madhe dhe e shtrirë në më shumë se 40 shtete të botës përfshirë Kosovën ku aktivitetin e ka filluar menjëherë pas lufte në vitin 1999 si Islamic Relief Kosova (IRK). Gjatë kësaj periudhe (më shumë se 20 vite) IRK ka implementuar projekte të ndryshme me karakter humanitar dhe zhvillimor, duke filluar prej atyre emergjente, edukative, shëndetësore, infrastrukturë, Bujqësi, Blegtori si dhe financiare me anë të cilave ka kontribuar në zbutjen e brengave dhe nevojave të familjeve dhe individëve skamnorë në Kosovë.
Pjesë e projekteve të ndryshme me karakter humanitar dhe zhvillimor është edhe projekti që ka për qëllim blerjen e druve për ngrohje për familjet në nevojë me fëmijët jetimë, në bazë të projektit “Dimërimi 2024”, ku do të bëhet shpërndarja e 5m dru për 50 familje në të gjitha komunat e Kosovës. Përfituesit do të jenë nga të gjitha komunat e Kosovës.
Sasia e planifikuar për furnizim në këtë tender është rreth 250m dru, ku 50 familje planifikohet të përfitojnë nga 5m dru, lokacioni në të gjitha komunat e Kosovës, duke përfshirë të gjitha fshatrat. Kjo është sasia e planifikuar dhe Islamic Relief Kosova rezervon të drejtën e ndryshimit të kësaj sasie në bazë të nevojave nga përfituesit e këtij projekti.
Operatori obligohet për të realizuar transportimin e nga 5m per familje deri në vendin ku do të bëhet shpërndarja e druve. Implementimi i projektit/furnizimit do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga Islamic Relief Kosova.
Dokumentacioni që kërkohet të bashkëngjitet dosjes se tenderit:
Dokumentacioni ligjor | Lloji | |
1. | Certifikate e Biznesit/Numri fiskal | Kopje |
2. | Certifikata e TVSH-së | Kopje |
3. | Deklaratë me shkrim nga operatori ekonomik në të cilën thuhet se do ti përmbahet të gjitha detyrimeve për kryerjen e shërbimeve nga ky tender | E vulosur dhe e nënshkruar nga kompania |
5. | Vërtetim/leje për shitjen e druve në mënyrë ligjore | |
6. | TVSH – “Faturimi do te behet pa TVSH, duke shënuar në faturë referencën e nenit 33, paragrafi 3, nënparagrafi 3.1 të Ligjit Nr.05/L-037 për TVSH” nga vendimi shpjegues publik nr 04/2016 | 0.00 |
Kuotimi:
Nr | Përshkrimi | Çmimi |
1 | Një (1) metër dru: | |
a) | Dru të llojit - Ahi | |
b) | Dru të llojit - Bung & Qarr | |
c) | Tjera - Specifiko me fjalë | |
2 | Transporti për kilometër: | |
Totali: |
Ofertat tuaja me dokumentacioni e tenderit duhet ti dërgoni me në një zarf të mbyllur me titull – “ Islamic Relief Kosova – Furnizim me dru per ngrohej ” - duke i sjell ato në rrugën Bajram Kelmendi nr.10/A, 10000 Prishtinë.
Islamic Relief Kosova – ka zero tolerance ndaj cdo thyerje te procedurave si me poshtë:
Ofertat në zarf duhet të dërgohen në adresat e lartcekura më së voni deri më datë 24/10/2024 në ora 15:00. Çdo ofertë e cila vjen/ pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.