Mjek Specialist/e i/e Biokimisë Klinike
  • /
Skaduar
GVM Care & Research
Prizren
Mjekesi
Përshkrimi

Spitali Villa Maria - Prizren

SHPALL KONKURS

Titulli i vendit të punës: Mjek Specialist/e i/e Biokimisë Klinike

Veprimtaria e Kompanisë: Veprimtari Shëndetësore

Lokacioni i Kompanisë: Prizren (ish Spitali Gjerman i KFOR-it)

Orari i punës: Orar të plotë të punës

GVM Care & Research është një rrjet spitalor italian me përvojë ndërkombëtare, që ofron shërbime të cilësisë së lartë të kujdesit shëndetësor në disa vende evropiane (Itali, Poloni, Francë, Shqipëri, Ukrainë) dhe ne jemi të përkushtuar të sjellim ekspertizën dhe standardet tona të larta në Kosovë duke filluar me një investim në Prizren. Ne kemi një histori mbi 50-vjeçare në zhvillimin dhe menaxhimin e spitaleve dhe qendrave mjekësore, duke implementuar teknologjitë më të fundit dhe praktikat më të mira për të ofruar kujdes shëndetësor të klasit botëror.

GVM Care & Research, përmes filialit të saj Spitali Villa Maria Sh.p.k., në objektin e ish-spitalit gjerman të KFOR-it, në kompleksin e Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren, tani është në proces të përgatitjes për hapje si institucion privat shëndetësor civil me fokus primar në kujdesin kirurgjik me kompleksitet të lartë. Ky investim paraqet përkushtimin tonë për zhvillimin e shërbimeve cilësore të kujdesit shëndetësor në Kosovë dhe mbështetjen e përmirësimit të infrastrukturës shëndetësore të vendit.

Konkurs për Mjek Specialist:

  • Nga lëmia e Biokimisë Klinike......................................................1 pozitë

Shkollimi i kërkuar:

  • Të ketë arsimim universitar në lëminë përkatëse me edukim plotësues profesional.
  • Licenca aktive e lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës.

Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:

  • Përparësi do të kenë kandidatët të cilët kanë përvojë pune mbi tri (3) vite pas diplomimit;
  • Të jetë i/e gatshëm/e të punoj në grup;
  • Njohuri të mira komunikimi me shkrim dhe me gojë;
  • Njohja e punës me kompjuter është e domosdoshme ndërsa njohja e gjuhës angleze është përparësi.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Curriculum Vitae (CV-autobiografia);
  • Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;
  • Licenca e punës;
  • Letër motivuese;
  • Dëshmi për përvojën e punës.

Konkursi mbetet i hapur deri me 31.10.2024.

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre, në E-mail adresën [email protected] . Në titullin e emailit të shkruhet pozita për të cilën konkuroni.

Duke ju falenderuar për aplikimin, ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
9172
172
1763
7394