Konkurs i skaduar

Mësimdhënës/e (12)

Kolegji Heimerer
  • 28.04.2022
  • Prishtinë
  • Arsim - & - Edukim - Mjekesi

Bazuar në Statutin, Rregulloren për Gradat, Titujt, Zgjedhjen dhe Avancimin e personelit Akademik, si dhe rregullat e brendshme të institucionit, Kolegji Heimerer shpall këtë:

Konkurs për zgjedhje/rizgjedhje të personelit akademik në programet e mëposhtme:

MËSIMDHËNËS NË:

  • Infermieri – 2 Pozita
  • Fizioterapi – 2 Pozita
  • Shkenca Shëndetësore për Profile Diagnostike (Fusha: Biomjekësi, Biologji) – 2 Pozita
  • Psikologjik Klinike – 2 Pozita
  • Punë Sociale – 2 Pozita
  • IT në Shëndetësi – 2 Pozita

Kushtet për aplikim:

Kushtet për aplikim dhe për zgjedhje të stafit akademik janë të parapara me Ligjin e Arsimit të Lartë (Ligji nr, 04/L-037), me Statutin e Kolegjit Heimerer dhe me Rregulloren për zgjedhje dhe avancim të stafit akademik.

Të drejtë konkurrimi për pozitën e Mësimdhënësit kanë vetëm ata që kanë gradën Doktor Shkence PhD dhe duhet të përmbushin kriteret si në vijim:

  1. Histori të suksesshme në mësimdhënie, Hulumtim dhe praktikë profesionale së paku 3 vite (6 semestra)
  2. Diplomë Doktorature, ekuivalente me niveli e 8 të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve dhe vendimi mbi nostrifikimin nga MASHT nëse grada është fituar jashtë Republikës së Kosovës
  3. Publikime tё artikujve në revista, sё paku 1 publikim nё revistat shkencore me impakt faktor >0 të indeksuara në WoS ose Scopus, si autor i parë ose autor korospodent
  4. Pjesëmarrje në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare në së paku 2 konferenca
  5. Udhëheqjen e së paku 3 temave Bachelor/Master

Dokumentacioni i nevojshëm:

  • Formulari i Aplikimit,
  • Biografia në Europass (CV),
  • Dokument Identifikues valid i Republikёs sё Kosovёs, ose shtetit nga vini,
  • Kopjet e Diplomave (vendimi për nostrifikim për diplomat e lëshuara nga vendet jashtë Kosovës),
  • Vendimi për thirrjen akademike paraprake,
  • Lista e publikimeve shkencore me linqet e publikimeve,
  • Dëshmitë për pjesëmarrje aktive dhe pasive në konferenca vendore dhe ndërkombëtare,
  • Dëshmi për pjesëmarrje në projekte të ndryshme,
  • Dëshmi për pjesëmarrje në trajnime të ndryshme,
  • Dokumente të tjera që përkojnë me kërkesat për thirrjen për të cilën aplikoni.

Dorëzimi i dokumentacionit:

Dokumentet duhet të dorëzohen me kohë sipas afatit të konkursit. Dokumentet duhet të dorëzohen tek Zyrtarja për Burime Njerëzore, znj. Albiona Gashi në kopje fizike ose në formë elektorinke në email adresën .

Për publikimet dhe librat nevojitet vetëm faqja e parë e artikullit ose kopertinës së librit.

Nëse dokumentacioni nuk është i plotë nuk do të dërgohet tek komisioni për vlerësim.

Formularin per aplikim mund t’a shkarkoni KETU

Konkursi mbetet i hapur nga data 14.04.2022 deri me 28.04.2022.

Tagged as: Biologji, edukim, fizioterapi, Heimerer, Infermieri, IT, Kolegj, mesimdhenes, prishtine, psikologji

#arsim & edukim #mjekesi #prishtinë
13937
268
2160
8454