SHTYERJE E AFATIT PËR DORËZIMIN E OFERTAVE: Spitali i përgjithëshëm “Isa Grezda” - Gjakovë
  • /
5 ditë
Integrated Health Services
Gjakovë
Te tjera
Përshkrimi

SHTYERJE E AFATIT PËR DORËZIMIN E OFERTAVE

ITT/IHS/2024/005

Të nderuar,

Projekti IHS ka vendosur të shtyej afatin e dorëzimit të ofertave deri më 28.10.2024 (11.30 AM) afati përfundimtar

*Ju njoftojmë se janë parapare dy vizita shtesë në terren për datat: 18.10.2024 në ora 11:00AM dhe 22.10.2024 në ora 11:00. Lokacioni: Spitali i përgjithëshëm “Isa Grezda”, komuna e Gjakovës. Vizitat në terren janë obligative dhe kompania është e obliguar të marrë pjesë së paku në njerën nga vizitat në terren. Kompanitë të cilat kanë marrë pjesë në njerën nga data e vizitës në terren nuk janë të obliguara të marrin pjesë edhe në data tjera edhe pse në dëshirën e tyre ato mund të marrin pjesë në të gjitha vizitat e caktuara. Kompanive të cilat nuk marrin pjesë në asnjerën prej vizitave të parapara në terren, oferta do tu refuzohet.

*Afati i fundit për pranimin e kërkesave për marrjen e dosjes së tenderit është me date 28.10.2024 në ora 10:00 AM.

1.1.21 PYETJET DHE PERGJIGJET: Të gjitha pyetjet eventuale rreth dokumentacionit të tenderit, mund të bëhen jo më largë se me datën: 23.10.2024 në ora 16:30pm, përmes emailit: [email protected] . Përgjigjet do ti dërgohen të gjitha kompanive sa më shpejtë që është e mundur nga ana e Autoritetit Kontraktues.

Të gjitha nenet tjera në Dokumentacionin e Tenderit mbeten të pa ndryshuara.

Ju falenderojmë për mirekuptimin tuaj dhe shpresojmë për pjesemarrjen tuaj në këtë aktivitet prokurimi.

Me respekt,

IHS Procurement Team

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
8649
269
1708
7145