Edukatore /Motër Edukatore 0-3 vjeç, Punëtore teknike
13 ditë
Institucioni Parashkollor OJQ - "Botanika"
Prishtinë
Arsim & Edukim Mirëmbajtje
Përshkrimi

Datë: 22. 10. 2024

Në bazë të nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit Nr. 03/L-212 i Punës, Institucioni Parashkollor OJQ “BOTANIKA” – Prishtinë, shpall:

KONKURS

PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS

Nr.

Titulli i vendit të punës

Vend i lirë

Numri i pozitave

1. Edukatore /Motër Edukatore 0-3 vjeç

1

1

2. Punëtore teknike

1

1

Titulli i Punës: Edukatore/Motër edukatore për grup moshën 0-3 dhe punëtore teknike

Numri i kërkuar: 2 Pozita

Vend i lirë:-2 pozita

Data e alikimit: 22.10.2024 - 05.11. 2024

Instutucioni: Institucioni Parashkollor OJQ “BOTANIKA”

Orarë i punës: I plotë

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim:

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore ( të noterizuara) ;
  • Letërmotivimin;
  • CV Personale ;
  • Dokumnet identifikimi;
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit;
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve;
  • Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit (nëse ka) ;
  • Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende.

Formulari i aplikimit (merret në Institucion Parashkollor ‘Botanika”, Rr.Sokol Sopi, nr 74, lagjia Mati II).

Kërkesat e përgjithshme formale:

Arsimimi i kërkuar për Edukatore/Moter edukatore (0-3 vjeç):

  • Fakulteti i Edukimit-Programi Edukimi dhe Zhvillimi në fëmijërinë e hershme 0-3 vjeç.
  • Shkolla e mesme e mjekësisë-drejtimi infermiere edukatore;
  • Shkolla e mesme e mjekësisë-drejtimi i pediatrisë;
  • Shkolla e mesme e mjekësisë-drejtimi mami;
  • Shkolla e mesme e mjekësisë së përgjithshme;

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën Edukatore/Motër edukatore

  • Të realizojë planprogramin edukativ për vendin përkatës të punës duke u bazuar në Ligjin mbi Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe në aktet e tjera nënligjore të cilat rregullojnë fushat përkatëse relevante për vendin e saj/tij të punës;
  • Të zbatojë detyrat e punës duke siguruar cilësinë dhe kompetencën profesionale në procesin edukativ 0-3 dhe 3-6 vjeç;
  • Të zbatojë metodologjitë educative në përputhje me udhëzimet e planprogramit;
  • Të mos kërkojë apo pranojë udhëzimet lidhur me kryerjen e detyrave përveç Drejtoreshës Ekzekutive të Institucionit Parashkollor “Botanika”;
  • Të mos e shfrytëzojë pozitën e punës për interesa private dhe në dobi të ndonjë pale të tretë, përfshirë edhe familjen, shoqërinë apo edhe miqësinë e tij/saj;
  • Të ushtrojë maturi maksimale lidhur me të gjitha çështjet e punës, përfshirë ruajtjen e informative (nëse nuk janë publike), të cilat lidhen me procesin e punës dhe raporteve të krijuara prej tij/saj, duke mos komunikuar këto informata me asnjë person fizik dhe juridik, përveç kur informatat e tilla janë të parapara në kuadër të detyrave apo autorizimit nga Drejtoresha Ekzekutive të Institucionit Parashkollor “Botanika”;
  • Të mbajë orën e kujdestarisë dhe kujdestarine ditore;
  • E punësuara është i obliguar të respektojë kodin e veshjes dhe të sjelljes së përcaktuar me rregulloren e brendshme të I.P.” Botanika” dhe akteve të tjera nënligjore;
  • E punësuara nuk do të kryejë punë apo detyrë tjetër me orar të plotë, nëse puna e tillë bie ndesh me aktet e tjera nënligjorepa pëlqimin paraprak me shkrim nga Drejtoresha Ekzekutive të I.P.”Botanika”;
  • Puna të monitorohet dhe vlerësohet mbi bazën e rezultateve të arritura të fëmijëve sipas procedurave profesionale;
  • Punë dhe detyra të tjera shtesë të caktuara nga Drejtoresha Ekzekutive e I.P.”Botanika” dhe detyra të përcaktuara në legjislacioni në fuqi të arsimit parauniversitar;

Kërkesat e përgjithshme formale:

Arsimimi i kërkuar për punëtore teknike:

  • Shkolla e mesme
  • Shkolla fillore

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën punëtore teknike

  • Pastrimi dhe mirëmbajtja e higjienës në Institucionin Parashkollor OJQ "Botanika “.
  • Pastrimin i të gjitha lokaleve të Institucionin Parashkollor OJQ "Botanika”paisjeve si dhe objekteve përcjellëse.
  • Mirëmban ambientet brenda objektit të Institucionit Parashkollor OJQ "Botanika"(korridore, tualetet, zyre, dritare, dyer etj).
  • Mirëmban dhe pastron klasat (xhama, dysheme, tavolina, karrige) së paku një herë në javë apo edhe me shpesh nëse paraqitet nevoja;
  • Pastron setin e fjetjes së çdo krevati (qarqafët) dhe hekuros së paku një herë në javë apo edhe me shpesh nëse paraqitet nevoja;
  • Punët si hekurosja të organizohen kur fëmijët janë në gjumë dhe nuk pengon procesin.
  • Mbledh, pastron dhe i kthen në vende peshqirët dhe pajisjet tjera të ngjashme të higjienës personale;
  • Përgatitë kërkesën për nevojat e mjeteve higjienike (pajisje, tretësira te ndryshme, shampone/detergjente).
  • Siguron që detergjentet dhe mjetet higjienike janë në vend të përshtatshëm, ku fëmijët kanë çasje.
  • Detergjentet me aromë të padurueshme apo/dhe të rrezikshëm (domestos, thartirë) të përdoren vetëm kur fëmijët nuk ndodhen në kopsht.
  • Mirërnban hyrjen e kopshtit, paradhomën e pranim-dorëzimit;
  • Pastrimi dhe mirëmbajtja e oborrit të Institucionit Parashkollor OJQ " Botanika "
  • Mbrojtjen e ambientit dhe kultivimit të gjelbërimit të Institucionit Parashkollor OJQ " Botanika".
  • Respektimin e afateve të caktuara nga Udhëheqësja e Institucionit Parashkollor OJQ " Botanika ", Këshillit të Prindërve dhe ato zyrtare;
  • Respektimin e orarit, të punës të përcaktuar nga punëdhënësi;
  • Kryerjen e detyrave të tjera të ngarkuara nga ana e Udhëheqësja e Institucionit Parashkollor OJQ " Botanika " që burojnë nga akte të tjera normative dhe rregullore të brendshme e që lidhen me misionin dhe qëllimin e Institucionit Parashkollor OJQ " Botanika ".

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi është i hapur prej datës 22.10.2024 - 05.11. 2024Aplikacionet mund të dorëzohen çdo ditë pune nga ora 09:00 - 15:00

Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohen në Institucionin Parashkollor “Botanika”në Mati II, Prishtinë, ose e-mail adresën: [email protected] .

Aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
8649
269
1708
7145