Agjent Doganor (2)
  • 049 909 110
Skaduar
Shield Recruitment & HR SH.P.K
Prishtinë
Te tjera
Përshkrimi

Shield Recruitment & HR kërkon Agjent Doganor (2 vende pune) për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e zhdoganimit të mallrave.

Vendi i Punës: Fushë Kosovë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të ketë njohuri për import dhe eksport;
  • Lajmëron tranzitet për dërgesat e kompanisë.
  • Tarifon mallërat gjatë importit dhe eksportit dhe bënë kontrollimin e dokumenteve doganore.
  • Përpilon dhe dorëzon deklaratat doganore.
  • Pëcakton detyrimin financiar doganor të subjektit në përputhje të plotë me kodin doganor dhe dispozitat e tij.
  • Ndjek fizikisht deklaratën pranë sektorëve të ndryshëm të degës së doganës.
  • Përfaqeson subjektin në rastet kur dogana vendos për të kontrolluar ngarkesën që është në proces zhdoganimi.
  • Evidenton dhe zgjidh në kohë problemet që mund të dalin gjatë procedurës standarte të transportit.
  • Komunikim dhe koordinim shumë i mirë me departmentet e tjera në kompani për përfundimin zinxhir të proceseve të punës nga ofertimi deri në faturimin e shërbimit ndaj klientit.
  • Merr pjesë në inspektimin doganor të mallrave.
  • Paraqet dokumentet pranë organeve të inspektimit.
  • Kryen shërbime tjera të përfaqësimit doganor në emër të kompanisë.
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga mbikëqyrësi direkt;

Kualifikimet:

  • Fakulteti i Ekonomik, Administrim Biznesi, Dogana dhe Shpedicione, apo të ngjashme;
  • Së paku 2 vite përvoj pune;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe organizative;
  • Të ketë aftësi të vendimmarrjes në procese të zhdoganimit;
  • Të ruaj dhe mbroj konfidencialitetin e informacioneve të kompanisë;
  • Të punojë me integritet, përkushtim dhe motivim në interes të kompanisë;
  • Njohuri pune të programeve standarde të Office-it (Word, Excel, Power Point);
  • Njohja e gjuhës angleze është e preferueshme.

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në e-mail adresën: [email protected] ose mund të plotësohen direkt në Web faqen e Shield Recruitment https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 11.11.2024 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
9271
201
1771
7435