Teknik të elektro-teknikes (2), Teknik të makinerisë (2), Punëtor/e në prodhim (10), Shofer Kamioni – Kategoria C+E (2)
Skaduar
Pestova Sh.P.K
Vushtrri
Shofer Te tjera
Përshkrimi

ompania PESTOVA SHPK shpall konkurs për këto pozita:

Vendi I punës - Pestovë / Vushtrri

Përshkrimi

(2) – Teknik të elektro-teknikes

Detyrat dhe përgjegjësitë

*-Mirëmbajtja dhe riparimi i pjesëve elektrike të makinave ne prodhim;
* Diagnostifikimin specifik të makinave;
* Servisimin e pjeseve elektrike të makinave në linjën e prodhimit;
* Kryen edhe detyra tjera që janë të ndërlidhura me këtë natyrë të punës sipas kërkesës së mbikqyrësit dhe kualifikimeve që posedon;
* Kujdeset / ruan invertarin e punës.

Kriteret dhe kushtet e nevojshme ;

  • Shkollë e mesme Teknike, drejtimet: Elektroenergjetikë, Instalues Elektrik, Makina Elektrike ose Çertifikatë valide në Instalime Elektrike apo Elektroenergjetikë
  • Minimum 1 vit eksperiencë pune në fushën e Elektrikes apo lëmi të ngjashme;
  • Përdorim elementar i pajisjeve teknologjike (IPAD, Telefon i mençur, Kompjuter);
  • Aftësi të forta të zgjidhjes së problemeve dhe person i vëmendshëm në detaje;
  • Bashkëpunues dhe mbështetës në punët e përditshme të departamentit.

(2) - Teknik të makinerisë
Detyrat dhe përgjegjësitë ;

  • Mirëmbajtja dhe riparimi i pjesëve mekanike të makinave ne prodhim;
  • Servisimin e makinave të linjës së prodhimit;
  • Njohuri në mbikëqyrjen e makinave derisa ato janë duke kryer detyrat dhe ndërhyrjen për çdo rregullim të nevojshëm për të prodhuar një rezultat përfundimtar sa më të mire.
  • Kryen edhe detyra tjera që janë të ndërlidhura me këtë natyrë të punës sipas kërkesës së mbikqyrësit dhe kualifikimeve që posedon;
  • Kujdeset / ruan invertarin e punës.

Kriteret dhe kushtet e nevojshme ;

  • Diploma e shkollës së mesme ; (e preferueshme diploma universitare, dega inxhinieri mekanike / mekatronike);
  • Përvoje pune si elektro-mekanik se paku 2 vite;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi;
  • Aftësi të shkëlqyera për të punuar në ekip;
  • Vetë-iniciativë dhe ndjenjën e përgjegjësisë;
  • Te jetë fleksibil dhe i përshtatshem për të punuar në orare të ndryshueshme;
  • Mosha e preferuar: 20 - 50 vjeçar.

(10) – PUNËTOR / E NË PRODHIM
Detyrat dhe përgjegjësitë ;

  • Kryen punë të ndryshme brenda sektorit te prodhimit ;
  • Detyrat dhe pergjegjesit I caktohen nga mbikqyresi;

Kriteret dhe kushtet e nevojshme ;

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollën e mesme.;
  • Të ketë përvojë pune eshte perparesi;
  • Te jetë fleksibil dhe i përshtatshem për të punuar në orare të ndryshueshme;
  • Të jetë banues në komunen e Vushtrris ose rrethinen e saj.

(2)- Shofer Kamioni – Kategoria C+E
Detyrat dhe përgjegjësitë ;

  • Liferimi I mallit tek klientet e caktuar;
  • Vozitja e mjetit motorik te nderrmarjes dhe pergjegjesia e mjetit motorik,
  • Pergjegjes per mallin e ngarkuar ne mjetin motorik te cilin e drejton,
  • Pergjegjes per mallin e pranuar dhe dorezuar tek klienti,
  • Bene dorezimin e te hollave ne baza ditore se bashku me faturen per mallin e shitur,
  • Detyra dhe pergjegjesi te tjera qe I caktohen nga mbikqyresi;

Kriteret dhe kushtet e nevojshme ;

  • Kandidatët duhët të kenë të përfunduar shkollën e mesme;
  • Të ketë përvojë pune si shofer i kamionit se paku 1 vit;
  • Njohuri per terenin e Kosoves;
  • Të jenë të pajisur me patentë shofer të Kategorisë e cila kërkohet për pozitën të cilën aplikon.

Benefitet shtesë në kompaninë Pestova Sh.p.k ;
*Ofrojm vend pune me standarde të larta profesionale dhe teknologji të avancuar.
*Kontratë pune afatgjate.
*Mundësi aftësimi profesional.
*Ambient miqësor pune.
*Sigurim shëndetësor.

Të gjithë të interesuarit për poziten e lartëcekur mund të aplikojnë nga 29.10.2024 deri me 20.11.2024:

  • Duke plotësuar formularin për aplikim tek zyret e Kompanise Pestova,
  • Apo duke dërguar CV-në në email adresen : [email protected]

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
8916
201
1740
7272