Konkurs i skaduar

Arkëtar/e, Kamarier/e dhe Pjekës/e

Trosha
  • 08.05.2022
  • Prishtinë
  • Arkë - Gastronomi

 

TROSHA SH.P.K., është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e kompanisë sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në disa nga pikat tona në Prishtinë. Pozitat e hapura janë: 

ARKËTAR/E (x2), KAMARIER/E (x2) DHE PJEKËS/E 

Kualifikimet dhe kërkesat: 

• Të ketë të kryer shkollën e mesme. 
• Të ketë përvojë pune të mëparshme në këto pozita. 
• Të jetë i gatshëm për punë ekipore. 
• T’i përshtatet orarit fleksibil të punës. 
• Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë. 

Çka ofrojmë ne: 

• Ndërmarrje profesionale dhe dinamike. 
• Ambient profesional dhe motivues. 
• Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura. 
• Mundësi të përparimit në karrierë. 


Si të aplikohet: 

Të interesuarit/at mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën [email protected] duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë ose të dërgojnë CV-të në letër, në pikën tonë Trosha 2, Rr. Rexhep Luci nr. 13/2, Pejton. 

Për informata lidhur me aplikimin mund të kontaktoni edhe në numrin +383 45 88 22 66. 

Afati i fundit për aplikim është data 8 maj 2022, kurse vetëm kandidatët/et që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë. 

TROSHA SH.P.K. ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre. 

Apliko për këtë pozitë

#arkë #gastronomi #prishtinë
13937
268
2160
8454