Dizajner
Skaduar
Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës
Prishtinë
Dizajn Grafik
Përshkrimi

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (FKPK) është institucion i pavarur, i themeluar për të administruar sistemin e kursimeve të obligueshme pensionale në Kosovë, dhe vepron në kuadër të Ligjit Nr. 04/L-101 për fondet pensionale në Kosovë dhe me plotësimet e mëtutjeshme të këtij ligji. FKPK-ja, në përputhje me Ligjin e Punës Nr. 03/L-212 e shpall këtë:

KONKURS PUBLIK

për angazhimin me kontratë për punë dhe detyra specifike sikur në vijim:

Titulli i pozitës:

DIZAJNER ME PËRVOJË

Orët e punës:

Jo më shumë se 120 ditë në vit (kryesisht punë në distancë)

Numri i referencës:

KON132024

Kohëzgjatja e emërimit:

Kontratë për punë dhe detyra specifike

Adresa:

Rr. “Agim Ramadani” Nr. 182-184, 10000 Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë e producentit:

  • Të ideojë dhe përgatisë dizajne për plotësimin, përmirësimin dhe avancimin e uebfaqes së FKPK-së.
  • Të ideojë dhe përgatisë materiale të përshtatshme për publikim në rrjetet sociale.
  • Të realizojë dizajne për materiale të tjera informuese dhe vetëdijësuese për nevoja të FKPK-së: fletushka, broshura, pasqyra dhe pano (të dimensioneve dhe përdorimeve të ndryshme).
  • Të ndihmojë FKPK-në kur nevojitet printimi i materialeve në sasi dhe cilësi të lartë.
  • Të jetë i përpiktë dhe i gatshëm për t’i vizualizuar qartësisht idetë dhe kërkesat e FKPK-së.
  • Të kryejë detyra të tjera, nëse kërkohet, në fushën e dizajnimi dhe faqosjes së materialeve/raporteve të ndryshme.

Kriteret e konkursit:

Arsimimi:
  • Diplomë të studimeve të larta (e dëshirueshme).
  • Certifikime profesionale (është përparësi).
Përvoja:
  • Së paku tri vjet përvojë të dëshmuar në fushën e dizajnimit.
  • Njohuri të avancuara në përdorimin e pakos së Adobe
    (sidomos në: InDesignIllustrator, Photoshop).
  • Njohuri për përdorim të CorelDRAW (është përparësi).

Afati dhe mënyra e konkurrimit:

  • Konkursi është i hapur prej 26 nëntorit 2024 e deri më 10 dhjetor 2024 në ora 23:59 (CET).
  • Aplikimi bëhet vetëm përmes email-it në adresën: [email protected] , me referencë:

Dizajner me përvojë”.

  • Email-it duhet t’i bashkëlidhen edhe dokumentet në vijim (të gjitha në formatin pdf):

1) Biografia (CV); 2) Letërmotivimi dhe 3) Diploma e certifikime (nëse ka).

     

Vërejtje:

  • Aplikacionet pa dokumentet e lartcekura të bashkangjitura, ose që nuk janë në formatin e kërkuar, NUK do të shqyrtohen.
  • Vetëm kandidatët që i plotësojnë kushtet do të kontaktohen.

FKPK-ja është punëdhënës që ofron mundësi të barabarta për të gjithë!

Kosovski penzijski štedni fond (KPŠF) je nezavisna institucija, osnovana da administrira sistemom obaveznih penzijskih štednji na Kosovu, i deluje u okviru Zakona br. 04/L-101 o penzijskim fondovima na Kosovu i daljim dopunama ovog zakona. KPŠF, u skladu sa Zakonom o radu br. 03/L-212 raspisuje ovaj:

JAVNI KONKURS

za angažovanje ugovorom o specifičnim poslovima i dužnostima u nastavku:

Naslov pozicije:

DIZAJNER SA ISKUSTVO

Radno vreme:

Ne više od 120 dana godišnje (uglavnom rad na daljinu).

Broj reference:

KON132024

Trajanje imenovanja:

Ugovor o specifičnim poslovima i dužnostima.

Adresa:

Ul. "Agim Ramadani" br. 182-184, 10000 Priština.

Dužnosti i odgovornosti dizajnera:

  • Osmisliti i pripremiti dizajn za kompletiranje, poboljšanje i unapređenje veb stranice KPŠF-a.
  • Osmislite i pripremite odgovarajuće materijale za objavljivanje na društvenim mrežama.
  • Izrada dizajna za druge informativne i svesne materijale za potrebe FKPK: flajere, brošure, ogledala i panoe (različitih dimenzija i namena).
  • Pomozite KPŠF-a kada je potrebno štampanje materijala u velikoj količini i kvalitetu.
  • Buditi tačan i spreman da jasno vizualizujete ideje i zahteve.
  • Po potrebi obavlja i druge poslove u oblasti projektovanja i rasporeda različitih materijala/izveštaja.

Kriterijumi konkursa:

Obrazovanje:
  • Diploma o visokom obrazovanju (poželjno).
  • Profesionalni sertifikati (je prednost).
Iskustvo:
  • Najmanje tri godine dokazanog iskustva u oblasti dizajna.
  • Napredno znanje u korišćenju Adobe paketa

(posebno u: InDesign, Illustrator, Photoshop).

  • Poznavanje korišćenja CorelDRAV-a (prednost).

Rok i način konkurisanja:

  • Konkurs je otvoren od 26 Novembra 2024 do 10 Decembra 2024. godine u 23:59 časova (CET).
  • Apliciranje se vrši samo putem e-mejla na adresu: [email protected] , sa referencom:

Dizajner sa iskustvo”.

  • E-mejlu se moraju priložiti i dokumenti u nastavku (sve u pdf formatu):

1) Biografija (CV); 2) Motivaciono pismo i 3) Diploma i sertifikate (ako ima).

     

Napomena:

  • Aplikacije bez priloženih gorenavedenih dokumenata, ili koji nisu u traženom formatu, NEĆE se razmatrati.
  • Samo kandidati koji ispunjavaju uslove biće kontaktirani.

KPŠF je poslodavac koji pruža jednake mogućnosti za sve!

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
9234
196
1767
7419