Në bazë të Ligjit Nr. 08/L 197 për zyrtarëtpublikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Komuna Prizren shpall:
Konkurs
Aplikimi është i hapur vetëm për persona me aftësi të kufizuar
Emri i grupit : Grupi i administrimit të përgjithshëm
Titulli i pozitës së punës: Zyrtar për Shërbim me Qytetarë
Klasa e pozitës: Profesional 2
Koeficienti/Paga : 5.05
Nr. i kërkuar: 1
Kohëzgjatja e emërimit :Emërim me afat të pacaktuar
Data e njoftimit: 16/12/2024
Afati për aplikim: 17/12/2024 - 15/01/2025
Institucioni :Komuna Prizren
Departamenti: Drejtoria e Gjeodezisë dhe Kadastrit
Divizioni
Vendi i punës: Drejtoria për Gjeodezi dhe Kadastër
Nr. i Referencës: RN00016057
Kodi : RPC0009596
Përshkrimi i përgjithshëm i punës
1.Zhvillon dhe arrin pëlqiminpër planin e punës dhe afatet me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të punës lidhur me shërbimet të cilat ju ofrohen qytetarëve; 2.Komunikon dhe informon qytetarët lidhur me shërbimet që i ofron Drejtoria për Gjeodezi dhe Kadastër dhe mënyrën e realizimit të kërkesave të tyre për shërbime;
Përgatit formularëtë ndryshëm lidhur me shërbimetqë ofron Drejtoriadhe i vënë në dispozicion të qytetarëve për realizimin e kërkesave të tyre;
Siguron komunikimin, korrespodencë në mes të qytetarëve dhe zyrtarëve të sektorit përkatëstë institucionit lidhurme kërkesat dhe parashtresat tjera të qytetarëve;
Ofron udhëzime,këshilla për plotësimin e formularëve të ndryshëm, si dhe dokumentet të cilat nevojitenpër marrjen e një shërbimi nga sektori përkatës i institucionit;
Përgatit broshuradhe materiale tjerainformative lidhur me përgjegjësit e organeve të institucionit dhe shërbimeve që ofrojnë këto organe;
Pranon dhe regjistron kërkesatdhe parashtresat tjeratë qytetarëve dhe i adresontek sektorët përkatëspër procedim dhe ofrim të shërbimit i cili kërkohet nga qytetarët;
Kryen edhe detyra tjera në përputhjeme ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohennë mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;
Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së
Kërkesat e përgjithshme formale
Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit
Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre
Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit
Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak
Kriteret specifike shtesë
Njohuri të përgjithshme, aftësi komunikative dhe sjellje të përshtatshme, njohuri të fushës përkatëse.
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
Mënyra e aplikimit
Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare
Të dhëna shtesë:
Ky konkursështë i hapur vetëm për personat me aftësi të kufizuara, me qëllim të zbatimit të Vendimit Nr. 1700/2024 të dt. 27.03.2024 të KPMSHCK-së, referuar, nenit 12 paragrafi 1 dhe 3 të Ligjit Nr. 03/L-019 për Aftësimin, Riaftësimin
Profesional dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara Punësimi në tregun e hapur të punës:
1. Organet e administratës shtetërore, punëdhënësit e sektorit privat dhe publik si dhe organizatat joqeveritare
obligohen që, me kushtete përshtatshme të punës ti punësojnë personatme aftësi të kufizuara. Çdo punëdhënës është i obliguar të punësoj një person me aftësi të kufizuara në çdo pesëdhjetë (50) punëtor.
Dhe pikës 1 dhe 3 të nenit 11 të Ligjit Nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publik, ku thuhet:
1. Çdo institucion publik, është i obliguar të punësojë persona me aftësi të kufizuar, duke ju ofruar kushte të përshtatshme të punës, dhe atë një (1) person me aftësi të kufizuar për çdo pesëdhjetë (50) të punësuarnë atë institucion.
3. Institucionet publike, me qëllim të plotësimit të kuotës sipas paragrafit 1. të këtij neni, mund të hapin konkurs të rekrutimit sipas dispozitave të këtij ligji vetëm për persona me aftësi të kufizuar.
Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen