Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Ministria për Komunitete dhe Kthim shpall:
Konkurs
Aplikimi është i hapur për pjesëtarët e komuniteteve të nënpërfaqësuara
Emri i grupit: Grupi i shkencave shoqërore
Titulli i pozitës së punës:Zyrtar për Monitorim të Projekteve
Klasa e pozitës :Profesional 2
Koeficienti/Paga: 5.2
Nr. i kërkuar : 1
Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar
Data e njoftimit: 26/12/2024
Afati për aplikim: 27/12/2024 - 25/01/2025
Institucioni: Ministria për Komunitete dhe Kthim
Departamenti :Departamenti për Kthim dhe Menaxhim të Projekteve
Divizioni:Divizioni për Menaxhim të Projekteve Zhvillimore
Vendi i punës :Fushë Kosovë
Nr. i Referencës ; RN00016213
Kodi :RPC0009752
Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Monitoron dhe vlerëson progresin e projekteve zhvillimore në përputhje me planet dhe specifikimet e miratuara, duke siguruar që aktivitetet të përmbushin standardet dhe afatet e caktuara;
- Analizon performancën e projekteve, duke identifikuar dhe raportuar devijimet nga plani dhe sugjeruar masa korrigjuese për të adresuar ndonjë problem të identifikuar;
- Përgatit raportetë rregullta dhe të detajuara mbi statusin e projekteve, përfshirë përmbledhje të avancimeve, sfidave dhe rekomandimeve për përmirësime;
- Koordoinon me ekipet e projektit dhe palët e interesuara për të siguruarqë informacioni mbi progresin dhe sfidat të komunikohen në mënyrë efektive dhe në kohë;
- Vlerëson rrezikundhe ndikon në identifikimin e faktorëve të rrezikut që mund të ndikojnë në përmbushjen e projekteve, duke sugjeruar masa për minimizimin e ndikimeve negative;
- Përshtat procedurat dhe teknikat e monitorimit në përputhje me nevojat e projekteve dhe situatat e ndryshme që mund të ndodhin gjatë implementimit të projekteve;
- Siguron që të gjithaaktivitetet e monitorimit të jenë në përputhje me politikat dhe procedurat institucionale, duke kontribuar në përmbushjen e objektivave strategjikë të institucionit;
- Kryen edhe detyra tjera në përputhjeme ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohennë mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.
Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
- Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
- Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
- Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.
Kërkesat e përgjithshme formale
Arsimimi i kërkuar:Diplomë e arsimittë lartë e nivelit të parë (Bachelor) në Juridik, Ekonomik(pa specifikim), Sociologji, Antropologji, Filozofi, Histori, Shkenca Politike, Psikologji, Punë Sociale, Gjeografi, Administratë Publike.
Kërkesat specifike: Nuk ka.
Përvoja e punës e kërkuar:Së paku 1 (një) vit përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit
- Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
- Nivel të lartëtë njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
- Njohuri të mira të metodavekërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazikeose analitike dhe në marrjen e vendimeve.
- Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
- Aftësi për të bërë gjykimeprofesionale të pavaruradhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
- Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
- Njohja e gjuhëve të huaj (e preferueshme).
Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre
- Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
- Kopjen e diplomëstë kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimoretë Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
- Kopjet e dëshmisësë punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatësi punësimit për përvojën e punës,që përcakton pozitëne punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal. Përvoja e punës, e cila deklarohet sipas kushteve të konkursit, e fituar në një shtet tjetër, dëshmohet përmes dëshmisë së përkthyer mbi përvojën e punës së lëshuar nga organi kompetent i atij shteti,apo përmes dëshmisë së përkthyer dhe noterizuar të përvojës të lëshuar nga punëdhënësi përkatës.
- Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
- Kopjet e dokumenteve tjera që provojnëplotësimin e kushtevepër aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.
- Dëshminë (vet deklaratën me shkrim) se kandidatët i përkasin komunitetit jo shumicë.
Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit
- Certifikatë mbi dënimetpenale origjinale e lëshuar nga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk ështëi/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
- Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
- Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
- Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).
Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak
- Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 09/02/2025, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )
Kriteret specifike shtesë
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
- Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
- Intervista – maksimumi 30 pikë
Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
Mënyra e aplikimit
Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare
- Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurëdo të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriterete konkursit, përmesdokumenteve ne origjinal apo të njësuarame origjinalin.
Kuotat e rezervuara dhe masat afirmative: Pozita është e paraparë vetëm për komunitetet jo shumicë, me qëllim të plotësimit të Kuotës së rezervuar për komunitetet jo shumicë në shërbimin civil në institucionet e administratës
qendrore.Nëse, për këtë pozitë nuk ka kandidatë potencialnga radhët e komunitetit jo shumicë që i plotësojnë kushtet dhe kriteret përkatëse, atëherë plotësimi i kësaj pozite mund të bëhet nga kandidatet e komunitetit shumicë që i plotësojnë kushtet.
Personat me aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.
Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen