KËRKESË PËR PROPOZIM PËR MALLRA
Veturë 100% Elektrike
Numri i prokurimit: |
FKGK 4/2024 |
Data e publikimit: |
27/12/2024 |
Afati për dorëzimin e pyetjeve: |
07.01.2025 në ora 15:00 |
Data e mbylljes: |
17.01.2025 në ora 15:00 |
Objekt i kontratës: |
Blerje e Veturave 100% Elektrike |
Autoriteti kontraktues: |
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) |
Lloji i njoftimit: |
Kërkesë për Propozime |
Adresa: |
Rr. Njazi Alishani nr. 4, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës |
Email: |
|
Telefoni: |
+383(0)38 225 600 |
I. INFORMATA TË PËRGJITHSHME
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) është entitet juridik i pavarur i krijuar sipas Ligjit Nr. 05/L-057 për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.08/L-138.
FKGK është krijuar për të ndihmuar në përmbushjen e nevojës për rritje të qasjes në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) në Kosovë, me qëllim të krijimit të vendeve të punës, rritjen e prodhimit vendor dhe shërbimet me vlerë të shtuar, përmirësimit të bilancit tregtar dhe për të zgjeruar mundësitë e financimit për NMVM- të.
Të gjitha pyetjet lidhur me përmbajtjen e kësaj Kërkese për Propozime duhet të dorëzohen në e-mail adresën e shënuar më lartë deri në afatin e shënuar më lartë. Pas përfundimit të afatit për pranimin e pyetjeve, një dokument që përmban të gjitha pyetjet e anonimizuara, së bashku me përgjigjet e FKGK do t’u dërgohet të gjithë propozuesve në e-mail adresat e tyre të specifikuara në e-mailin për kërkesën e KPP-së dhe që duhen shënuar në brendësi të pjesës teknike të propozimit të tyre. Pyetjet që bëhen përmes telefonit nuk do të pranohen dhe nuk do të marrin përgjigje.
Asnjë informatë në këtë Kërkesë për Propozime nuk përbën ofertë formale për lidhjen e kontratës për blerjen e mallrave dhe publikimi i kësaj Kërkese për Propozime nuk e obligon FKGK-në që të procedojë me zgjedhjen e cilitdo propozues.
FKGK rezervon të drejtën për të refuzuar ndonjë ose të gjitha propozimet nëse ato konsiderohen si teknikisht ose financiarisht jo të përgjegjshme ndaj kësaj Kërkese për Propozime.
FKGK nuk është dhe nuk do të jetë përgjegjëse për cilëndo kosto që lidhet me përgatitjen dhe dorëzimin e propozimeve, prezantimet e mundshme të drejtpërdrejta, procesin e negociatave ose aktivitete të tjera që lidhen me procesin e përzgjedhjes.
II. QËLLIMI I KËRKESËS PËR PROPOZIME
Qëllimi i kësaj Kërkese për Propozime është që të ftojë kompanitë profesionale të paraqesin ofertë për mallrat e kërkuara sipas kësaj KPPM-je. Tenderuesi i suksesshëm do të ftohet për të negociuar një kontratë për shitblerje me FKGK.
III. KRITERET E OBLIGUESHME
Propozuesit duhet të dëshmojnë qartë se i përmbush kriteret e obligueshme të përcaktuara më poshtë ose ato do të përjashtohen nga shqyrtimi i mëtejshëm gjatë procesit të vlerësimit:
IV. MALLRAT E KËRKUARA
Karakteristikat minimale të kërkuara të automjeteve elektrike:
V. PËRMBAJTJA E PROPOZIMIT
Propozimi mund të dorëzohet në gjuhët shqip, serbisht, apo anglisht dhe përbëhet nga dy (2) pjesë, Pjesa Teknike dhe Pjesa Financiare. Pjesa Teknike dhe Pjesa Financiare duhet të nënshkruhen nga një përfaqësues i autorizuar i kompanisë dhe të vendosen në zarfe të veçanta në të cilat duhet të shënohet qartë nëse është Pjesa Teknike apo Pjesa Financiare.
Dy zarfet më pas vendosen në një paketim ose zarf më të madh në të cilin shënohen informatat në vijim:
Adresa për Dorëzim: |
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore Rr. Njazi Alishani Nr.4 Prishtinë, Kosovë, 10000 |
Titulli i Prokurimit: |
_____________________________________________ |
Numri i Prokurimit: |
[FKGK 4/2024] |
Propozimi dorëzohet vetëm në kopje të shtypur në adresën e shënuar në faqen e parë të kësaj Kërkese për Propozime.
Propozimi duhet të dorëzohet në lokacionin e specifikuar para përfundimit të afatit të fundit.
VI. TECHNICAL PART
The purpose of the technical proposal is to demonstrate and prove the representations and licenses that the company possesses, the rights or competencies and the capacity of the companies that will offer goods in accordance with this Request for Proposals for Goods (RFP).
VI. PJESA TEKNIKE
Qëllimi i propozimit teknik është që të demonstrohen dhe dëshmohen perfaqësitë dhe licencat që posedon kompania, të drejtën apo kompetencat dhe kapacitetin e kompanive që do të ofrojë mallrat në përputhje me këtë Kërkese për Propozime për Mallra (KPPM).
VII. PJESA FINANCIARE
Propozimi i kostos duhet të jetë i kuotuar me TVSH (Tatimi mbi Vlerën e Shtuar).
Propozimi i kostos duhet të përfshijë të gjitha mallrat sipas kërkesave të specifikuara në këtë KPPM.
Metoda e vlerësimit
Propozimet e dorëzuara do të shqyrtohen dhe vlerësohen nga një komision i përbërë nga përfaqësues të FKGK. Propozimet do të vlerësohen së pari për të siguruar që kompania ka liçencimet e duhura apo të drejtën për të ofruar mallrat sipas kërkesës.
Dhënia e kontratës do të bazohet në parimin “çmimi më i favorshëm”.
Shënim:
[1]WLTP - Worldwide Harmonized Light Vehicles Test Procedure