Shofer Kamioni – Kategoria CE (3), Shitës Ambulantiv (Tereni i Prishtines) (1)
16 ditë
Pestova Sh.P.K
Vushtrri
Shitje Shofer
Përshkrimi

Kompania PESTOVA SHPK shpall konkurs për këto pozita:

Vendi I punës - Pestovë / Vushtrri

(3)- Shofera Kamioni – Kategoria CE
1 Shofer jashtë vendit - Kategoria CE
2 Shofer mbrenda vendit – Kategoria CE

Detyrat dhe përgjegjësitë për shofer jashtë vendit – Kategoria CE:

  • Ofron shërbime të vozitjes jashtë vendit në bazë të udhëzimeve nga udhëheqësi, kryesisht ne Maqedoni dhe në Malin e zi;
  • Vozitësi duhet të jetë në gjendje që të kryen riparime të vogla dhe të sigurohet që mjeti tranportues të jetë në gjendje të mirë;
  • Mirëmbanë dhe përdorë mirë mjetin transportues si dhe respekton rregullat e komunikacionit rrugor;
  • Është përgjegjës për dëmet e shkaktuara në mjetin transportues nga mospërshtatja e kushteve të komunikacionit;
  • Të ketë përgjegjësi në mledhjen dhe dorëzimin e dokumentacionit;
  • Si dhe bënë punë të tjera sipas nevojës dhe/apo kërkesës së menaxhmentit lidhur me pozitën e punës.

Detyrat dhe përgjegjësitë për shofer brenda vendit – Kategoria CE:

Detyrat dhe përgjegjësitë ;

  • Liferimi I mallit tek klientet e caktuar;
  • Vozitja e mjetit motorik te nderrmarjes dhe pergjegjesia e mjetit motorik,
  • Pergjegjes per mallin e ngarkuar ne mjetin motorik te cilin e drejton,
  • Pergjegjes per mallin e pranuar dhe dorezuar tek klienti,
  • Bene dorezimin e te hollave ne baza ditore se bashku me faturen per mallin e shitur,

Detyra dhe pergjegjesi te tjera qe I caktohen nga mbikqyresi;
Kriteret dhe kushtet e nevojshme ;

  • Kandidatët duhët të kenë të përfunduar shkollën e mesme;
  • Të ketë përvojë pune si shofer i kamionit se paku 2 vite;
  • Njohuri per terenin e Kosoves;

Të jenë të pajisur me patentë shofer të Kategorisë e cila kërkohet për pozitën të cilën aplikon.
1– Shitës Ambulantiv (tereni I Prishtines)

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Hulumtimi I tregut dhe gjetja e klienteve te rinje
  • Mban kontakte te vazhdueshme me klient në lidhje me kerkesat e tyre;
  • Përgjegjës për shitjen e mallit të programit për të cilin punon në bazë të planit të caktuar nga menaxheri;
  • Mban evidencë financiare ditore për vlerën e mallit të pranuar nga depoisti dhe të shitur në terren;
  • Barazim financiar dhe te stokut: ditor, javor dhe mujor
  • I përmbahet planit ditor të vizitave (rout planit të cilin e merr nga mbikëqyrësi).
  • Mban pergjegjesi per mjetin motorik te cilin e drejton,
  • Detyra te tjera te ngjashme te percaktuara nga menaxheri.

Kriteret dhe kushtet e nevojshme

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, diploma universitare është përparësi;
  • Të ketë përvojë pune në shitje të produkteve ushqimore, higjienike, apo të tjera;
  • Të kenë aftësi të shkelqyera komunikimi, prezentimi dhe negocimi,
  • Te kete aftesi te shkelqyera organizative;
  • Te kete njohuri te terenit te Kosoves

Të jetë të pajisur me patentë shofer të Kategorisë B
Benefitet shtesë në kompaninë Pestova Sh.p.k ;
*Ofrojm vend pune me standarde të larta profesionale dhe teknologji të avancuar.
*Pagë konkuruese
*Kontratë pune afatgjate.
*Mundësi aftësimi profesional.
*Ambient miqësor pune.
Të gjithë të interesuarit për poziten e lartëcekur mund të aplikojnë nga 08.01.2025 deri me 25.01.2025:

  • Duke plotësuar formularin për aplikim tek zyret e Kompanise Pestova,

Apo duke dërguar CV-në në email adresen : [email protected]

Verejtje : Tek subjekti te CEKET POZITA për të cilën aplikoninë të kundërtën aplikacionet ku nuk është cekur pozita janë të pavlefshme.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
9304
188
1773
7465