Njoftim për Furnizim me artikuj për pako Ushqimore – Ramazan 2025
  • /
14 ditë
Islamic Relief Kosova
Prishtinë
Te tjera
Përshkrimi

Islamic Relief Kosova

Njoftim për Furnizim me artikuj për pako Ushqimore – Ramazan 2025

Data e përgatitjes së njoftimit: 14/01/2025

Nr. T- 01/2025

Detajet për kontakt:

Adresa Postare: Rr. Bajram Kelmendi nr 10/A, lagjia Katër Llullat
Qyteti: Prishtinë Kodi postar: 10000 Vendi: Prishtinë
Personi kontaktues: Zyra e Prokurimit - IR Kosova

Telefoni: 038/232-431

Mobil:+383 44 239 349

Email: [email protected]

Përshkrimi

Islamic Relief është një organizatë humanitare ndërkombëtare me qendër në Birmingham të Britanisë së Madhe, e cila operon në më shumë se 40 shtete të botës, përfshirë Kosovën, ku aktivitetin e ka filluar menjëherë pas luftës në vitin 1999 si Islamic Relief Kosova (IRK). Gjatë kësaj kohe, IRK ka zbatuar projekte të ndryshme me karakter humanitar dhe zhvillimor, duke përfshirë emergjente, edukative, shëndetësore, infrastrukturore, bujqësore, blegtorale, si dhe projekte financiare, duke kontribuar në lehtësimin e nevojave të familjeve dhe individëve të varfër në Kosovë.

Pjesë e projekteve të ndryshme me karakter humanitar/zhvillimor është edhe projekti që ka për qëllim blerjen e artikujve ushqimorë për së paku 3000 familje në nevojë, në kuadër të projektit “Ramazan 2024”. Kjo është sasia minimale dhe Islamic Relief Kosova planifikon të rrisë sasinë për aq sa mbledh fonde shtesë, qoftë nga kampanjat lokale apo ato ndërkombëtare. Ky aktivitet prokurimi ka karakter humanitar. Implementimi i projektit do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga Islamic Relief Kosova. Karakteristikat e këtij njoftimi për furnizimin janë të paraqitura në tabelën në vijim:

Dokumentacioni që kërkohet të bashkëngjitet dosjes së tenderit:

 

Dokumentacioni ligjor

Lloji

1. Certifikate e Biznesit Kopje
2. Certifikata e TVSH-së Kopje
3. Deklaratë me shkrim nga operatori ekonomik në të cilën thuhet se do ti përmbahet të gjitha detyrimeve për kryerjen e shërbimeve nga ky tenderi E vulosur dhe e nënshkruar nga kompania
4. Deklaratë me shkrim për afatin dhe cilësinë e artikujve E vulosur dhe e nënshkruar nga kompania
5. Reference e implementimit te ndonjë projekti te ngjashëm E vulosur dhe e nënshkruar
6. TVSH - “Faturimi do të behet pa TVSH, duke shënuar në faturë referencën e nenit 33, paragrafi 3, nën paragrafi 3.1 të Ligjit Nr.05/L-037 për TVSH” nga vendimi shpjegues publik nr 04/2016  

 

Lista e artikujve me çmime

Nr.

Emërtimi

Firma e prodhuesit

Numri për njësia

Çmimi për njësi

Sasia

Njësia

Çmimi total

1

Oriz 800gr.  

3

 

2.4

Kg.

 

2

Vaj  

5

 

5

Lit.

 

3

Makarona/Pasta  

3

 

3

Kg.

 

4

Vegeta  

1

 

1

Kg.

 

5

Supa (10x0.05)  

10

 

0.5

Kg.

 

6

Pasul 800gr  

3

 

2.4

Kg.

 

7

Miell  

1

 

25

Kg.

 

8

Çaj  

1

 

0.8

Kg.

 

9

Qumësht  

3

 

3

Lit.

 

10

Kripë  

1

 

1

Kg.

 

11

Sheqer

 

1

 

5

Kg.

 

12

Sirup

 

1

 

1

Lit.

 

13

Biber i kuq

 

1

 

0.5

Kg.

 

14

Patate puhur (pire)

 

1

 

0.5

Kg.

 

15

Çoko pluhur për qumësht

 

1

 

0.5

Kg.

 

16

Djathë

 

1

 

0.5

Kg.

 

17

Hurme Sukkeri (ose ndonjë lloj tjetër sipas mundësive ofertuese)

 

1

 

0.5

Kg.

 

18

Paketimi i artikujve në pako

 

 

 

1

 

 

 

Gjithsej:

 

 

 

Vërejtje:

  1. Pakoja e zbrazët me logo ofrohet nga blerësi.
  2. Transporti deri në pikën e shpërndarjes do të bëhet nga furnitori, në përputhje me planin që do të ofrojë blerësi, ku do të ketë një pikë shpërndarjeje në shumicën e komunave të Republikës së Kosovës.
  3. Kompania të ketë kapacitet të realizoj shpërndarjen në tre pika në të njejtën kohë.
  4. Sa ditë kohë iu duhen nga dita e porosisë deri në ditën e dorëzimit të pakove tek Islamic Relief? Shkruaj këtu numrin _______.
  5. Ofertat që nuk plotësojnë kushtet e përmendura më sipër, nuk do të merren në konsideratë!
  6. Oferta duhet të plotësohet në mënyrë të plotë, të nënshkruhet, të vuloset dhe të dërgohet në zarf të mbyllur.
  7. Çmimi për njësi duhet të jetë ashtu siç kërkohet, p.sh., litra, kg. Për shembull, nëse makaronat janë pako me nga 500 gr, atëherë çmimi për katër pako = 2 kg.
  8. Vendosni çmimin për njësi në kolonën "Çmimi për njësi" dhe llogaritni vlerën për pako duke shumëzuar "Çmimi për njësi" me "Sasinë".

Ofertat tuaja me dokumentacioni e tenderit duhet ti dërgoni me në një zarf të mbyllur me titull – “ Islamic Relief Kosova – Furnizim me artikuj për pako Ushqimore” - duke i sjell ato në rrugën Bajram Kelmendi nr.10/A, 10000 Prishtinë.

Islamic Relief Kosova – ka zero tolerance ndaj cdo thyerje te procedurave si me poshtë:

  • Politikat kundër Ryshfetit dhe Korrupsionit.
  • Kodi i Sjelljes.
  • Respektimi dhe mbrojtja e grupeve Vulnerable ( përfituesve ) te IRK-se.

Ofertat në zarf duhet të dërgohen në adresat e lartcekura më së voni deri më datë 28/01/2025 në ora 15:00. Çdo ofertë e cila vjen/ pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
9372
211
1776
7494