Konkurs i hapur
Medical Representative (Femër) për Mjekësi Estetike
CFO Pharma
Medical Representative (Femër) për Mjekësi Estetike
Kompania jonë është në kërkim të një Medical Representative (Femër) energjike, komunikuese dhe të motivuar për t'iu bashkuar ekipit tonë në fushën e mjekësisë estetike.
Përgjegjësitë kryesore:
- Vizita të rregullta në klinika estetike, ordinanca dermatologjike dhe institucione shëndetësore.
- Promovimi dhe prezantimi i produkteve estetike te profesionistët shëndetësorë.
- Krijimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me klientët ekzistues.
- Identifikimi i klientëve të rinj dhe zgjerimi i rrjetit të bashkëpunimit.
- Organizimi i prezantimeve, trajnimeve dhe aktiviteteve promovuese.
- Raportimi i aktiviteteve dhe arritja e objektivave të shitjes.
Kualifikimet:
- Diplomë universitare (Farmaci, Infermieri, Stomatologji ose fusha të ngjashme).
- Përvoja në shitje ose në sektorin e estetikës përbën përparësi.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.
- Njohuri të gjuhës angleze.
- Patentë shoferi (kategoria B).
Ne ofrojmë:
- Pagë konkurruese.
- Bonuse bazuar në performancë.
- Trajnime profesionale dhe mundësi zhvillimi
Të interesuarat mund të dërgojnë CV-në e tyre në: [email protected]
Deshiron te aplikosh me shpejte?
Apliko ketu