Përfaqësues i Shitjes në Terren
Manpower SEE është një ofrues lider i zgjidhjeve inovative për fuqinë punëtore, duke ofruar shërbime të plota të stafimit dhe burimeve njerëzore për t’i ndihmuar klientët të zhvillohen në tregun dinamik të punës.
Në emër të klientit tonë, një kompani lidere ndërkombëtare në industrinë FMCG, jemi duke kërkuar 25 Përfaqësues të motivuar dhe të orientuar drejt klientit për Shitje në Terren (BoTG), për të mbështetur aktivitetet komerciale në tregun e Kosovës.
Kjo pozitë është ideale për persona energjikë dhe komunikues, të cilët pëlqejnë të punojnë drejtpërdrejt me konsumatorë, kanë qasje të mirë në shitje dhe janë të motivuar të kontribuojnë në angazhim cilësor me konsumatorët, prezencë të mirë të brendit dhe performancë komerciale.
Përfaqësuesi i Shitjes në Terren / BoTG do të jetë përgjegjës për mbështetjen e performancës së shitjes, angazhimin me konsumatorë dhe realizimin profesional të aktiviteteve komerciale në terren.
Roli fokusohet në qasje proaktive ndaj konsumatorëve, identifikimin e nevojave të tyre, ofrimin e informatave të sakta për produktin, mbështetjen e iniciativave të shitjes dhe përfaqësimin profesional e pozitiv të brendit.
Përgjegjësitë Kryesore
Shitje dhe Performancë Komerciale
- Mbështetja e arritjes së targeteve të shitjes dhe KPI-ve në lokacionet e caktuara.
- Promovimi aktiv i produkteve dhe shërbimeve tek konsumatorët potencialë.
- Identifikimi i mundësive për shitje dhe nxitja e interesimit të konsumatorëve.
- Kontribut në performancën e përgjithshme të tregut përmes angazhimit proaktiv në terren.
Angazhim dhe Përvojë me Konsumatorë
- Qasje profesionale, miqësore dhe e sigurt ndaj konsumatorëve.
- Fillimi i bisedave kuptimplota dhe identifikimi i nevojave të konsumatorëve.
- Ofrimi i informatave të qarta dhe të sakta për produktin.
- Sigurimi i një përvoje pozitive, angazhuese dhe cilësore për konsumatorët.
- Trajtimi i pyetjeve dhe kundërshtimeve në mënyrë efektive dhe profesionale.
Ekzekutim në Terren
- Përfaqësimi profesional i brendit në të gjitha lokacionet e caktuara.
- Sigurimi që aktivitetet të realizohen në përputhje me standardet, politikat dhe udhëzimet e kompanisë.
- Mbajtja e prezencës dhe dukshmërisë së mirë në terren.
- Mbledhja dhe raportimi i feedback-ut nga konsumatorët, vëzhgimeve nga tregu dhe informatave relevante nga terreni, kur kërkohet.
- Bashkëpunimi me mbikëqyrësit dhe anëtarët e ekipit për të siguruar realizim të mirë të aktiviteteve ditore.
Kërkesat
- Përvoja e mëparshme në shitje, retail, FMCG, promovime, hoteleri ose role të tjera me kontakt të drejtpërdrejtë me klientë/konsumatorë është e preferuar.
- Aftësi të mira komunikimi dhe ndërpersonale.
- Personalitet i sigurt, energjik dhe proaktiv.
- Aftësi për t’iu qasur dhe për të angazhuar konsumatorët në mënyrë natyrale.
- Qasje e orientuar drejt targeteve dhe motivim për arritjen e rezultateve.
- Ndjenjë e lartë përgjegjësie dhe profesionalizmi.
- Aftësi për të punuar në një ambient dinamik në terren.
- Njohja e gjuhës angleze konsiderohet përparësi.
Aftësitë dhe Kompetencat
- Aftësi në shitje dhe negocim
- Komunikim i orientuar drejt klientit/konsumatorit
- Aftësi për ndërtimin e marrëdhënieve
- Qasje proaktive dhe pozitive
- Aftësi të mira prezantimi
- Punë ekipore dhe bashkëpunim
- Përgjegjshmëri dhe vëmendje ndaj detajeve
- Fleksibilitet dhe përshtatshmëri
Profili i Kandidatit Ideal
Kandidati ideal është energjik, komunikues dhe ndihet rehat duke punuar drejtpërdrejt me konsumatorë. Ai/ajo është i/e sigurt në fillimin e bisedave, i/e motivuar nga rezultatet dhe i/e aftë të përfaqësojë brendin në mënyrë profesionale dhe pozitive.
Po kërkojmë persona që kanë dëshirë të mësojnë, e pëlqejnë punën në terren dhe mund të kontribuojnë në një përvojë të mirë për konsumatorët, duke mbështetur qëllimet komerciale të klientit.
Çfarë Ofrojmë
- Mundësi për të punuar në një projekt dinamik të shitjes në terren
- Përvojë profesionale në industrinë FMCG
- Ambient pune mbështetës dhe i orientuar drejt performancës
- Mundësi për zhvillim të aftësive në shitje, komunikim dhe angazhim me konsumatorë
- Mundësi për të qenë pjesë e një projekti komercial në shkallë të gjerë në Kosovë
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë përmes website tone duke bashkangjitur CV në linkun më poshtë:
https://manpowerkosovo.com/sq/job-posts/305627
ose përmes emailit tone: [email protected] – Subject duhet të jetë: “Aplikim për pozitën Përfaqësues i Shitjes në Terren”