Teknik Fillestar të Terenit për Departamentin e Inxhinierisë dhe Telekomit
  • 038246375
Skaduar
InterAdria
Prishtinë
Telekomunikim
Përshkrimi

nterAdriaështë kompanie zhvillimit softuerik, telekomit dhe edukimit e cila ofron shërbime të rëndësishme, që sot janë të njohura si disa nga nevojat më të rëndësishme për shoqërinë tonë. 

Ne kërkojmë punëtor të motivuar të bashkohen me ekipin tonë për pozitën: : Teknik Fillestar të Terenit për Departamentin eInxhinierisë dhe Telekomit

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Zbaton detyrat e dhëna nga udhëheqësit e grupeve;
  • Realizon instalimin, testimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës dhe sistemeve inxhinierike, sipas standardeve teknike të aplikueshme;
  • Pjesë e grupeve teknike në implementim të sistemeve të ndryshme inxhinierike: elektrike, UPS, automatizimit, sigurisë, mekanike, ngrohjes dhe ftohjes, fibrit optik, rrjetit kabllorë dhe wireless, etj. përfshirë infrastrukturen përcjellëse;
  • Zbaton rregullat e sigurisë në punë, manualet e udhëzimeve, skicat dhe instalimin sipas specifikimeve të pajisjeve;
  • Respekton afatet kohore të caktuara për implementimin e projekteve ;
  • Përdor në mënyrë efektive burimet, teknologjinë dhe mjetet në dispozicion për punë;
  • Zbaton dhe respekton të gjitha standardet, udhëzimet, rregulloret, politikat dhe procedurat e departamentit dhe kompanisë;

Kualifikimi dhe përvoja:

  • Shkollimi i mesëm i përfunduar;
  • Dëshmi mbi përgatitjen profesionale ose kualifikimet teknike;
  • Përvojë pune e dëshmuar në lëminë e njejtë ose të ngjajshme (e preferueshme);
  • Aftësi për punë në lartësi, shtylla telekomunikuese, etj ( e preferueshme) për të cilat kompania ofron trajnimet adekuate ;
  • Aftësi të mira për punë në grup dhe bashkëpunues me të tjerët për të zbatuar detyrat e departamentit;
  • Patent shoferi (e preferueshme);

  Ne ofrojmë:

  • Zhvillim professional;
  • Pagë konkuruese;
  • Mundësi transferi jashtë vendit;

 

Ky përshkrim i punës nuk ka për qëllim të jetë një listë e plotë e të gjitha përgjegjësive, detyrave apo aftësive të kërkuara nga aplikuesi. Për shkak të ndryshimit të natyrës së punës është subjekt i shqyrtimit dhe ndryshimit në çdo kohë, me ose pa paralajmërim!

Të gjithë të interesuarit të cilët i plotësojnë kushtet e kërkuara mund aplikojnë duke dorëzuar CV-në dhe kopje të dokumenteve të kualifikimeve profesionale në e-mail adresën e kompanisë: [email protected]

 

Data e fundit e aplikimit: 20.09.2021

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6927
183
1525
6541