Asistent/e i/e Financave (2)
10 ditë
Kujtesa
1
Full Time
Prishtinë
Banner
Përshkrimi

K O N K U R S

Për plotësimin e vendeve të lira të punës,

Asistent/e i/e Financave ( 2 pozita )

Vendi i punës:  Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:

  • Pranimi, kontrollimi dhe sistemimi i dokumentacionit kontabël sipas procedurës së kompanisë,
  • Regjistrimi kontabël i dokumentacionit të pranuar në softuerin e kontabilitetit sikurse janë faturat e blerjes, investimeve, kalkulimi i DUD-ve, faturat e shpenzimeve sipas kategorive,
  • Gjeneron dhe regjistron faturat e shitjes në sistem ndaj bizneseve sipas kontratave.
  • Barazimi i arkave të shitjes, agjentëve dhe distributorëve,
  • Barazimi i blerësve dhe furnitorëve sipas kartelave financiare,
  • Përgatit dhe analizon harmonizimet e transaksioneve bankare,
  • Kontrollon stokun dhe analizon çmimet e artikujve të blerjes.
  • Përgatitje e raporteve dhe analizave sipas nevojave dhe kërkesave nga udhëheqësi i departamentit,
  • Punë të tjera profesionale të cilat janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse të departamentit të Financave

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:

  • Diploma Bachelor (Financa & Kontabilitet)
  • Njohuri të mira mbi ligjet e tatimeve dhe procedurave tatimore në Kosovë
  • Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit, me theks të veçant Excel, Word, Power Point etj
  • Të ketë minimalisht 1 vit eksperiencë në të njëjtin profil pune (përparësi)
  • Të ketë shkathtësi të mira të punës me programe kontabilitetit
  • Njohuri të Gjuhës Anglezë.

Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këto vende të punës, duhet që ti dërgojnë këto dokumente:

  • CV-në si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollorë të mesme apo universitarë;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse;
  • Certifikatat e trajnimeve eventuale;
  • Letër Rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme).

Aplikimi bëhet përmes email-it (postës elektronike), në: hr@kujtesa.com 

Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.

Konkursi mbetet i hapur deri më datën 18.05.2022, Ora 16:00h

Tagged as: asistent, asistente, DUD, Excel, Fatura, financa, Financave, kontabilitet, kujtesa, Power Point, Shpenzime, Transaksione, Word

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
1188
170
408
100000