Agjent i shërbimit të klientëve (M/F)
  • 038 52 00 00
6 ditë
Teleperformance
1
Full Time
Prishtinë
Telekomunikim
Banner
Përshkrimi

Pozita: Agjent i shërbimit të klientëve
Projekti: Inbound
Gjuha e kërkuar: Gjermane, Niveli B2
Orari: I plotë

Teleperformanca është kompania më e madhe botërore për shërbime ndaj klientëve, ekzistente në më shumë se 84 vende të botës dhe me më shumë se 420,000 mijë punonjës.

Si pjesë e zgjërimit të Teleperformancës, jemi duke kërkuar Agjent të shërbimit të klientëve në Gjuhën Gjermane, për projekt në inbound (pranim të thirrjeve).

Detyrat tuaja:

  • Përkrah dhe këshillon klientët duke u përgjigjur në pyetjet e tyre.
  • Informon dhe këshillon rreth produkteve dhe shërbimeve.
  • Kujdesesh përmes telefonit dhe e-mail për klientin dhe kërkesat e tyre
  • Identifikon qartë shqetësimet e klientëve dhe ofron zgjidhje të pranueshme.
  • Menaxhon dhe dokumenton me kujdes veprimet dhe proceset.
  • Vazhdimisht zhvillon aftësitë kyçe dhe të çmuara si puna ekipore, mentaliteti për të shërbyer mirë, këmbëngulësia dhe shumë të tjera.
  • Identifikon nevojën e klientit për produkte shtesë dhe ia ofron klientit në mënyrë të këndshme.

Profili yt i dëshiruar:

  • Komunikon rrjedhshëm në gjuhën gjermane, në të folur dhe shkruar të paktën nivelin B2
  • Ke dëshirë të komunikosh në telefon, je miqësor, bashkëndjen dhe je i/e orientuar kah klienti.
  • Je i/e organizuar, dëshiron angazhim dhe zhvillim të vazhdueshëm profesional.
  • Ke njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit.

Ne të ofrojmë:

  • Trajnim para fillimit të punës dhe të paguar nga dita e parë.
  • Vend të sigurtë të punës me kontratë të rregullt.
  • Pagë të lartë.
  • Atmosfertë moderne dhe të këndshme të punës.
  • Menaxhment Gjerman dhe mundësi të karrieres.

Si të Aplikoni

Ju lutem vëni re se aplikimi vlenë vetëm përmes linkut / butonit Apliko

Tagged as: agent, call agent, Customer Service Agent, deutsch, german, Gjermano-Foles, prishtine, teleperformance

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
1188
170
408
100000