Konkurs i skaduar
Menaxher/e për Rrjet të Marketeve
IP KOS SHPK
“IP-KOS” sh.p.k. me numër unik identifikues: 810834673 me adresë në: Rr. Pennsylvania Nr. 41 (Marigona Residence), Graqanicë; 10000, Republika e Kosovës, me datë:02/09/2021 shpall:
K O N K U R S
Titulli i pozitës: Menaxher/e për rrjet të marketeve
Pozita: Menaxher per rrjet të marketeve;
- Përgjegjësitë Kryesore;
- Organizimi i punës dhe motivimi i punonjësve, në mënyrë që të bëhet e mundur rritja e shitjeve ditore dhe realizimi i objektivave;
- Të siguroj zbatimin e rregullores së punës nga punonjësit kodin e veshjes;
- Përgjegjës për trajnimin e stafit të ri dhe pjesemarrjen në trajnime, me qëllim përmirësimin e teknikave të shitjes dhe kujdesit ndaj klientit;
- Mbikëqyrë dhe vëzhgon të gjitha aktivitetet e blerjes dhe shitjes në pikat e rrjetit;
- Menaxhon furnizimin e stokut për të gjithë rrjetin e pikave shitëse;
- Negocimi me furnitorë;
- Identifikon dhe analizon linjat e reja të produkteve;
- Organizon dhe monitoron vendosjen e produkteve në rafte në mënyrën e duhur dhe sipas koncepteve bazë të ’merchandising’’
- Menaxhimi i niveleve te stokut, duke garantuar gjithmone prezencen e produkteve ne market;
- Përgaditë oferta dhe kampanja të ndryshme, ditore, javore, dhe festave zyrtare;
- Shqyrton dhe trajton ankesat e klientëve, komentet dhe sugjerimet e tyre;
- Raportimi korrekt dhe në kohë tek eprorët për elementet që kanë të bëjnë me performancën e pikës së shitjes dhe ndjekjen e konkurrencës direkte;
- Kryen detyra tjera te caktuara nga mbikëqyrësi;
Kualifikimet dhe kriteret e nevojshme
- Diplomë universitare, preferohet dega administrim biznesi. menaxhim
- Përvojë pune 2 vjet në departament të furnizimit apo të shitjes
- Shkathtësi të shkëlqyera komunikative dhe negociuese
- Leja e vozitjes – kategoria B
CV-NË TUAJ ME FOTO PËRMES E-MAIL ADRESËS:
Konkursi është i hapur deri më dt. 20-09-2021