Inxhinier Struktural
Inxhinier Struktural – Mbikëqyrës i Punimeve në Ndërtim
C.C Company Sh.p.k. — Prishtinë, Kosovë
Lloji i angazhimit: Me kohë të plotë (Full-Time)
Lokacioni: Prishtinë
Për ne
C.C Company Sh.p.k. është kompani ndërtimi e angazhuar në realizimin e projekteve të ndryshme ndërtimore, me fokus në cilësi, profesionalizëm dhe respektim të standardeve teknike.
Pozita
Si Mbikëqyrës i Punimeve në Ndërtim, do të jeni lidhja kryesore ndërmjet projektimit dhe realizimit në terren. Ju do të siguroni që punimet të zhvillohen në përputhje me projektin ekzekutiv, standardet teknike, afatet e përcaktuara dhe kërkesat e cilësisë.
Përgjegjësitë
- Mbikëqyrja e përditshme e punimeve në kantier dhe kontrolli i përputhshmërisë së tyre me projektin teknik.
- Verifikimi i cilësisë së materialeve ndërtimore, betonit, armaturës dhe punimeve të realizuara.
- Kontrolli i zbatimit korrekt të zgjidhjeve konstruktive dhe raportimi i mospërputhjeve të evidentuara.
- Koordinimi me kontraktorët, nënkontraktorët dhe ekipin e projektimit.
- Mbajtja dhe administrimi i dokumentacionit teknik, përfshirë ditarin e ndërtimit, procesverbalet, raportet e progresit dhe situacionet.
- Kontrolli i sasive të punimeve dhe verifikimi i situacioneve për pagesë.
- Mbikëqyrja e zbatimit të masave të sigurisë dhe shëndetit në punë.
- Pjesëmarrja në matje, pranime teknike dhe komunikim me palët e përfshira në projekt.
Kualifikimet dhe Kërkesat
- Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi (drejtimi Konstruksion), nivel Bachelor ose Master.
- Minimum 3 vite përvojë pune në mbikëqyrje ose realizim të punimeve ndërtimore.
- Njohuri të mira të standardeve, normave dhe rregulloreve teknike të ndërtimit.
- Aftësi për lexim dhe interpretim të projekteve arkitektonike dhe konstruktive.
- Njohuri të programit AutoCAD; përparësi do të kenë kandidatët me njohuri në programe të analizës dhe projektimit strukturor.
- Patentë shoferi, kategoria B.
- Përgjegjësi profesionale, saktësi në punë, aftësi organizative dhe komunikim i mirë.
Si të aplikoni
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën elektronike:
Në subjektin e emailit, ju lutemi shënoni:
Aplikim për pozitën: Inxhinier Struktural – Mbikëqyrës i Punimeve në Ndërtim
Afati i aplikimit: 22.06.2026