EKONOMIST/E
KONKURS PUNE – EKONOMIST/E
Caramell Kids, kompani lidere në prodhimin dhe shitjen e veshjeve dhe produkteve për fëmijë, shpall konkurs për pozitën:
Ekonomist/e
Lokacioni: Fushë Kosovë dhe Prizren
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Menaxhimi dhe monitorimi i proceseve financiare të kompanisë.
- Përgatitja e raporteve financiare mujore dhe periodike.
- Kontrolli i të hyrave dhe shpenzimeve.
- Menaxhimi i faturave, pagesave dhe arkëtimeve.
- Koordinimi me departamentet e shitjes, furnizimit dhe prodhimit.
Kualifikimet e Kërkuara:
- Diplomë universitare në Ekonomi, Financë, Kontabilitet ose fusha të ngjashme.
- Minimum 1 vite përvojë pune në pozita të ngjashme.
- Njohuri të avancuara në Microsoft Excel dhe programe financiare/ERP.
- Njohuri të legjislacionit financiar dhe tatimor në Kosovë.
Aplikimi:
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në emailin e kompanisë ose të aplikojnë në zyrat tona në Fushë Kosovë dhe Prizren apo mund te na kontaktoni ne viber & whatsapp + 383 44 555 587
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
Caramell Kids – Duke krijuar cilësi, stil dhe besim për familjet tona.