Bashkëpunëtor/e Profesional/e Juridik/e
K O N K U R S P U N E
Zyra Noteriale Hysni Puka, me seli në Ferizaj, shpall konkurs për plotësimin e pozitës së lirë të punës:
POZITA:
Bashkëpunëtor/e Profesional/e Juridik/e
NUMRI I POZITAVE: 1 (një)
KUSHTET PËR APLIKIM:
- Të ketë të përfunduar Fakultetin Juridik (Bachelor ose Master);
- Të ketë së paku 2 (dy) vite përvojë profesionale në një zyrë noteriale;
- Të ketë njohuri të mira të legjislacionit të Republikës së Kosovës;
- Të ketë aftësi në hartimin e akteve juridike, kontratave dhe shkresave zyrtare;
- Të ketë njohuri të avancuara në përdorimin e programeve kompjuterike (MS Office);
- Të posedojë aftësi të mira komunikuese, organizative dhe profesionale;
- Përparësi do të kenë kandidatët me përvojë pune në noteri, avokati, gjykatë, administratë publike ose institucione të tjera juridike.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:
- • Përgatitja e kontratave, deklaratave, autorizimeve dhe akteve të tjera noteriale;
- Shqyrtimi, verifikimi dhe sistemimi i dokumentacionit juridik;
- Komunikimi me palët dhe institucionet përkatëse;
- Menaxhimi i dosjeve dhe arkivës së zyrës;
- Kryerja e detyrave të tjera profesionale sipas nevojave të Zyrës Noteriale.
DOKUMENTET E NEVOJSHME:
- • CV (Curriculum Vitae);
- Kopja e diplomës universitare;
- Dëshmi për përvojën e punës (minimum 2 vite);
- Kopja e letërnjoftimit;
- Certifikata, trajnime ose referenca të tjera relevante (nëse posedohen).
AFATI DHE MËNYRA E APLIKIMIT:
Konkursi mbetet i hapur deri më 15.07.2026.
Të interesuarit mund të dorëzojnë dokumentacionin në Zyrën Noteriale Hysni Puka në Ferizaj ose në adresën elektronike:
E-mail: [email protected]
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.
Zyra Noteriale Hysni Puka
Ferizaj, më 24.06.2026