Menaxher i Degës - Kamenicë
SHPALLJE PËR VEND PUNE
KEP Trust shpall konkurs për plotësimin e pozitës vijuese:
Pozita: Menaxher i Degës
Lokacioni: Kamenicë (1) , (Nr. ref: KEP 15/2026)
Raporton tek: Mbikeqyrësi i Degës
Kjo pozitë është përgjegjëse për udhëheqjen dhe menaxhimin e operacioneve të përgjithshme të degës, sigurimin e performancës së qëndrueshme, rritjen e biznesit dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për klientët. Pozita kërkon aftësi të forta udhëheqëse, orientim drejt rezultateve dhe përkushtim ndaj standardeve profesionale dhe rregullative.
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
- Sigurimin e funksionimit të përditshëm të degës në përputhje me politikat dhe procedurat e Institucionit.
- Menaxhimin dhe monitorimin e performancës së degës, përfshirë objektivat e shitjes, cilësinë e shërbimit dhe rritjen e portofolit.
- Koordinon me Mbikëqyrësit e Degëve për harmonizimin e aktiviteteve, monitorimin e rezultateve dhe arritjen e objektivave operative.
- Bashkëpunon me Zyrën Qendrore për zbatimin e politikave, procedurave dhe iniciativave institucionale në nivel dege.
- Udhëheqjen, motivimin dhe zhvillimin e stafit të degës.
- Ndërtimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve profesionale me klientët.
- Zbatimin e standardeve të kontrollit, menaxhimit të rrezikut dhe pajtueshmërisë me rregulloret në fuqi.
Aplikuesit duhet të kenë kualifikimet dhe aftësitë vijuese:
- Diplomë universitare në Ekonomi, Financë, Menaxhment ose fusha të ngjashme.
- Minimum 3–5 vite përvojë pune në sektorin financiar, preferohet përvojë në pozita menaxheriale.
- Njohuri të mira të proceseve operative, financiare dhe të shërbimit ndaj klientit.
- Aftësi të shkëlqyera udhëheqëse dhe menaxhim efektiv të ekipit.
- Aftësi të mira komunikimi, prezantimi dhe negocimi.
- Orientim drejt klientit, rezultateve dhe zgjidhjes së problemeve.
- Aftësi analitike, organizative dhe vendimmarrëse.
- Njohuri të mira të paketës Microsoft Office dhe sistemeve financiare.
Aplikacionet pranohen vetëm në formën elektronike. Formën e aplikimit për punesim e gjeni në https://rekrutimi.keptrust.org/ Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk pranohen.
Afati i fundit për aplikim është 3 korrik 2026
Shenim: Do të kontaktohen vetëm kandidatët e selektuar në listë të ngushtë!