Mjeshtër, Monter, Ndihmës Monter
KONKURS PUNE
Gesi Design – Furniture Company shpall konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës për pozitat:
- Mjeshtër
- Monter
- Ndihmës Monter
📍 Vendi i punës: Prishtinë
Përshkrimi i pozitës për Mjeshtër:
Mjeshtri është përgjegjës për prodhimin, montimin dhe përpunimin profesional të mobilieve sipas projekteve dhe standardeve të kompanisë. Ai siguron cilësi të lartë në çdo fazë të punës, përdor në mënyrë të sigurt makineritë dhe veglat e punës, si dhe bashkëpunon me ekipin për realizimin e porosive brenda afateve të përcaktuara.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Prodhimi i mobilieve sipas vizatimeve teknike dhe specifikimeve.
- Përdorimi i makinerive dhe veglave për përpunimin e drurit.
- Kontrolli i cilësisë së produkteve gjatë procesit të punës.
- Identifikimi dhe zgjidhja e problemeve teknike gjatë prodhimit dhe montimit.
- Respektimi i standardeve të sigurisë dhe procedurave të punës.
- Bashkëpunimi me ekipin për përfundimin e projekteve në mënyrë efikase dhe profesionale.
Detyrat dhe Përgjegjësitë për Monter dhe Ndihmës Monter:
- Montimi dhe instalimi i mobilieve sipas standardeve të kompanisë.
- Përdorimi i mjeteve dhe pajisjeve të punës në mënyrë profesionale.
- Bashkëpunimi me ekipin për realizimin e projekteve në kohë dhe me cilësi.
- Kujdesi për ruajtjen e cilësisë gjatë procesit të montimit.
Kualifikimet e përgjithëshme
- Përvoja e mëparshme në pozitat përkatëse përbën përparësi.
- Aftësi për punë në ekip dhe përgjegjësi në kryerjen e detyrave.
- Gatishmëri për punë në terren dhe përkushtim në punë.
Kompania ofron
- Pagë konkurruese.
- Kontratë të rregullt pune.
- Ambient profesional dhe mundësi për zhvillim në karrierë.
Aplikimi
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të kontaktojnë në numrin:
📞 +383 45 253 646