Konkurs i skaduar

Infermier/e i/e Licencuar (Gjermani)

APPK
  • 03.10.2021
  • Ndërkombtare
  • Infermieri

Ftesë:           FTESË PËR APLIKIM, Pro 213_092021 , Për infermier - niveli Bachelor

Programi:     PËRSHTATJA E KUALIFIKIMIT DHE PUNËSIMI, në profesionin

INFERMIER/E I/E LICENCUAR - “PËRKUJDESËS/E PROFESIONAL/E”

APPK- Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë dhe Creatio Gruppe GMBH nga Gjermania , vazhdojnë aktivitetet, për të bërë përzgjedhjen dhe përgatitjen e 10 kandidatëve të rinjë nga Kosova për vitin 2021/2022, për programin: “Përshtatja e Kualifikimit dhe Punësimi” në profesionin “Perkujdesës/e profesional/e ndaj të moshuarve” (Altenpflegefachkraft).

Rekrutimi (përzgjedhja) realizohet në atë formë ku kandidati i interesuar fillimisht aplikon, më pastaj zhvillohen bisedat prezantuese në APPK, në bashkëpunim edhe me partnerin CREATIO , për t’u vlerësuar se a ka përputhshmëri të mjaftueshme në mes të profilit të kandidatit dhe profilit të vendit të punës, prandaj:

Nëse Ju:

  • Keni të përfunduar studimet Bachelor në Infermieri;
  • Posedoni Licencë pune, apo jeni në përfundim të saj;
  • Posedoni njohuri të gjuhës Gjermane, apo jeni të gatshëm të mësoni atë deri në nivelin B1,
  • Në planet e Juaja jetësore keni motivim dhe synim për t’u punësuar në Gjermani, atëherë:

Ju ofrohet:

  • Mësimi i mëtejme i gjuhës Gjermane në Kosovë (aq sa ju mungon), deri në Nivelin B1, përfshirë edhe testimin, duke llogaritur që 50% i investimit Tuaj financiar për mësimin e gjuhës Gjermane, do të iu kthehet (rimbushet) nga Punëdhënësi, në javën e parë të shkuarjes në Gjermani.
  • Pas shkarjes në Gjermani, përgjatë 6 muajve të parë:
    • Vijimi i kursit B2;
    • Trajnim profesional;
    • Disa ditë Punë Praktike si ndihmës infermieri, me rrogë 100% të një ndihmësi;
    • Vendbanimi i siguruar nga Punëdhënësi por i vetëfinancuar;
  • Pas gjashtë muajsh, nënshtrimi i provimit profesional për “Infermier i Diplomuar (Përkujdeses Profesional)” si dhe Testimi në B2;
  • Pas licencimit, garantimi i Kontratës se punës si Infermier i Licencuar (Përkujdeses Profesional).

Të Interesuarit për aplikim, ftohën ti dërgojnë aplikimet e veta duke përfshirë: Letrën Motivuese, CV-në, Kopjen e Diplomës, Kopjen e Licencës (nëse e keni marrë) si dhe ndonjë certifikatë të gjuhës Gjermane (nëse e posedoni, por jo domosdoshmërisht).

Të gjitha këto: Në adresën [email protected] me subjekt “Aplikimi_Pro 213-092021“, më së largu deri me datën 03.10.2021.

Ju mirëpresim, Stafi APPK

Tel. +383 (0) 38 554 155, Mob. +383 (0) 44 50 76 28, Rr/Str. Rexhep Krasniqi nr. 59, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës, www.appk.orgwww.facebook.com/appkorg

#infermieri #ndërkombtare
13950
280
2161
8460